10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Gezuar Ditlindjen Lavdije Karrametaj Zalli.

 

 POETIA Lavdije Karrametaj Zalli SOT KA PERVJETORIN E DITLINDJES.

Pamfleti “Nji Dritare e Re” i uron LAVDIJES GEZUAR PERVJETORIN E DITLINDJES,GEZOFSH DHE FESTOFSH MBI 100 PERVJETORE ME PLOT SHENDET DHE LUMTURI. PENA E JUAJ BRILANTE SHENDRIT NDER VITE.G E Z U A R.Gezuar Ditelindjen... ! ... (full HD 1080p) - YouTube

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mëngjese,

Ditë, natë,

Muaj dhe vite,

Të humbur, të braktisur,

Larg dashurive të medha,

Jeton mërgimtari,

Harruar në hirin që mbetet,

Nga prushi i një shpirt të përvetësuar.

“””””””””””””””””””””””

DITËT E KËTIJ VITI
Ditët iken,
U mbushën,
U boshatisen,
U rrokollisën si ortekët që bien prej mali,
T’rëndë e t’ zhurmshëm, shkatërruan, lënduan,
Ditët i errësuan, mrapa shumë dhimbje lamë.

Ditët e këtij viti iken,

U gëzuam, u mërzitëm,

U bashkuam, prap u shpërndamë,

Botës anë e kënd si hije i ramë,

Si dallgët që prekin qiellin,

Si retë që mbjellin furtunë,

Ditët i mbushëm me gaz, me dashuri, me lot,

Mbrapa lamë dhimje, kudo nëpër botë!

“”””””””””””””””””””

SONTE
Sonte,
Kisha dasht,
Të mbështes koken,
Tek gjoksi yt nana jeme.
Sonte,
Kisha dasht,
Të ndjej eren e birit tem,
Që jeten teme ma zgjat.
Sonte,
Kisha dasht,
Me jetu mes andrrash,
Mallin me e shue me zjarr.

Sonte,

Si asnjëher tjeter,

Vetem sonte, kisha dasht,

Të ndjej që jam e gjallë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.