22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

GEZUAR DITLINDJEN Lumturi Ymeri Bersava

 

 

Sot poetja e mirnjohur Lumturi Ymeri Bersava feston pervjetorin e ditlindjes.No photo description available.

Gazeta “NJI DRITARE E RE”I URON GEZUAR DITLINDJEN POETE DHE MIKE E FJALES POETIKE.GjinMusa,botues.May be an image of 2 people, including Lumturi Ymeri BersavaMay be an image of 7 people, including Lumturi Ymeri Bersava

RRUGA
Në ballin e rrugës
horizonti vizaton dantella resh
e fjongot dridhen syve të ullinjtë
Mos i zgjidh
Se pikojnë shi…
Në ijë të udhës
Gicëlojnë trendafilë
e perkedhelen mureve të bardhë
Ndalu
Thith aromë derdhur nga duart…
Në fund të rrugës
Zbret lëndina e paqtë
Ku gjithhere është pranverë
e shtang…
Mbeta guri i varrit
në kryet e nënës e babës
me sytë kah horizonti
ku malli klithte
hon me hon…

@ lumturi

“”””””””””””””””””””

Shkruar nga

Hasan Bunjaku

PERLA TË POEZISË SHQIPE
Lumturi YMERI – BERSAVA
HARK’IM
Nën dritën e abazhurit sonte
Cepin e jorganit tërhiqe
hidhe tej,
mbulomë me frymën tënde…!
Vështromë!
Ndiq udhën e syrit me gisht
nën dredhkën e balukes mbi ballë
Përvijo konturet e lëkurës sime
mbi hundë, mbi buzë
Shtyp lehtas bymimin e tyre të afshtë…!
Ec
zbrit
rrëshkit
rrënqethshëm si gjarpër
nën mjekër, nën gushë…
Zgjidhi fjongot e tejdukshme
nga buisja e shpërthimit
Përdridhu rreth atyre shegëve
që gufojnë fërgëllimit…
Prit, duro!
Nën kërcitjen brinjëve të ndezura
gjakun vlo…!
Rrokullisu në pjerrësinë e përfundme,
hepohu vorbullës së flakës,
ndalu tek ato eshtra të epura
të tërhiqen pranë vetes…
Por,
grise dhe cohën e tyltë të dantellës
harkut të nënbarkut,
mbi rombin epshndjellës…

Gishti yt

mbaron misionin e tij

në fikjen e abazhurit dhe

krater’ i mishtë

magjishëm

ndjell të të gremisë…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.