MIMOZA COBA,Sot feston pervjetorin e ditlindjes.Gazeta “Nji Dritare e Re” i uron Gezuare ditlindjen,festofshe 100 pervjetore me plote shendet dhe mbaresi ne jete.


DO VIJ TË VDES NË PRAGUN TËND…
Penelopë e dashuruar mbeta nën tisin e hënës,
nga marazi enda pëlhurë venat e zemrës,
nëse s’vjen,të më kërkosh,pa u fikur ylli në mëngjes,
përmbi gjethe,do jem tretur bulëz me vesë.
Më mirë një flutur,të më thith me buzën e saj,
në embrion fluture, le të kthehem pastaj,
larvë e një future,s’kam qenë në jetë,asnjëherë,
krahë me luspa pluhuri,s’kam tundur nëpër erë.
Nëpër pranvera kur shumohen fluturat shtegëtare,
dhe nëpër vjeshtra kur kapërcejnë fusha e male ,
në lëndinën e shpirtit tënd,e etur do të zbres,
të thith nektarin që se ka thithur asnjë krijesë.
Qiellin e hirtë vjeshtak përmbys do ta kthej,
portën e zemrës tënde,me puthje do ta thyej,
prej meje s’shpëton dot as në qiell e as në tokë,
as në lëndinat e parajsës,s’shpëton dot.
Nëse sipër luleve hedh dorën e më merr,
sa dy petale do rëndoi,ky shpirti im i mjerë,
mbi buzë do lë puthje e do shtegëtoj sa më larg,
si flutura Monarke do vij të vdes,në tëndin prag.
©copyright reserved Mimoza Çobo