
VITET MË KANË FUT NË RRETH…
Sot kam Ditën e Emnit:
66 vjeç:
Vitet më kanë fut në rreth…!
Ka i’herë ndihem gogël…
Ndo’i’ herë më duket vetja planet?!
Po vjen koha me e lanë veç emnin për Të tjerët.
Globin që dikur e rrotulloja me një gisht në orën e mësimit,
E shetita nga Shipshani në Nju Jork, Johanesburg, Andorrë…
Sot interneti, fb, celulari ma sjellin në sy, me zë, mbi dorë.
Po ma mbledh ky glob, kjo botë… si rrathët përqark shekës,
Brenda globit rreth-rrotullues:
rritem, zvoglohem,
lartësohem,gëzohem,
idhnohem…,
flas, bërtas…
Si jehonë e Vetëvetes…
Ramiz LUSHAJ.
“”””””””””””””””””””
KJO JETË PO DUKET NJA NJËQIND VJEÇ!
E vështirë kjo jetë e jona,
Ma t’vështirë e bajmë dhe vet’.
Për të mos mbet’ të lirë…
Për të mos u ndjerë të qetë…!
Kjo jetë po duket nja njëqind vjeç!
Shtohen hallet, nja njëqind mijë.
Me kambë rrugojmë si me taksi.
Mendimet na trazojnë si një mulli.
Qysh dritën e diellit,
Qysh dritën e synit,
Duam t’ia ndalim tjetrit…!
Tue i krijue terr nate vetvetit.
Dritë e diell kena boll,
Shqipëria nuk është në pole.
Si njerëzve tanë t’ua japim ato
Veç kur ata hyjnë në arkivole…!
RAMIZ LUSHAJ.
Dardani, 12.11.2017