Kur bie Debore.

Moj bora e bardhe bore.
Me ty linda e u rrita.
Kembet,zhveshur pa kepuce.
As nje here,su kollita.
Nje bluze,e nje triko leshi.
Nje fustan, dimer behare .
Ne rruge,me gjemba e driza .
Neve, na dukej asfalt.
Neper bore. ngjiteshim ne mal.
Dhjete a pesëmbëdhjetë vete.
Per ushqim për gjen e gjalle.
Per vete, as qe pyesnim.
Brenda,ne shtepi nuk rrinim .
Loznim,me topa debore.
Ndërtonim shtepi e njerez.
Kush ta beje me te shpejte.
Per ate kohe kam nostalgji.
Me con dekada mbrapa!!
Me con ne femijeri.
Ne ferra,e gjemba ku loznim.
Per ne kopsht me manushaqe.
Arome,kishim ujin kristal.
Ushqim ,ajrin e paster.
Rroba,petkun e debores.
Embelsire,nje luge sheqer.
Trahanahu ne mengjes.
Buka e misrit ne sac.
Ne poce,valoni misrrat.
Ato ishin gjelle per darke.
Megjithatë,ishim te gezuar.
As nje here su semura.
Me shoke e me gjitone.
Vellezer, e motra e sakt.
Gina kapej Xhaferaj
Greqi Athine
16/12/2021
“””””””””””””””
Te kam fshehur.!!
@@@@@@@@@@
Ne mes yjesh te kam fshehur!!
Te vish ne enderrat e mia!
S’ishte e thene bashke te jetonim.
Ti dhe une dhe perendia.
Ishim shume te dashuruar!
Ne mes tone s’hynte njeri.
Dhe pse sjemi me Se bashku?
Ti je brenda mu ne gji.
Me ngjyrat, e ylberit veshur.
Ishe,si nje mal,me peme !
Ra rrufeja afer mua?
Rrufe prites,u bere! largove rrufene?
Kemi linde, per njeri tjeterin .
Brenda ruajem dashurine.
Dhe vdekja do na vije bashke
Si Romeua e xhlljeta.
Ne do tregojme. dashurine .
Keto vargje mi kerkoi nje vajze qe quhet Mirela me tha ta shkruaj dhe emrin!? ishte ndare me te dashurin ? eshte shumë e merzitur,dhe kishte qejf ti beja disa vargje, Te prift e mbara vajze mbase ai e lexon poezine ??
Gina kapej Xhaferaj
Greqi Athine 14/12/2021
“”””””””””””””””””””””””””””””
Solidariteti
@@@@@@@@@@
Dashuria, na ndricon e zbukuron ,rruget e jetes.
Bamiresia,dhe solidariteti ,I kemi ne gene.
Shpirteurtesia formohet me vite
Humanizmin e kemi ne gjak e ne fis .
Te jemi bashke udhetare ne kete jete.
Se s’do jemi ketu per gjithenje .
Shpirtin tuaj mos e varfëroni e ta mundoni.
Dhe syri juaj te mos jete I pa ngopur gjithënje.
Atij fukarait qe e ke ne cepin e shtepise.
Nje pjate me gjelle per ty seshte asgje.
Leruni femijeve tuaj rrugen e drejte.
Se sdihet si te perplas, dhe ty jeta e nuk mekembesh me.
Bejuni humane e solidare me gjitonin.
Me ate qe skane malle e skane asgje.
Jepini rrobat qe I mbani stoqe ne dollape.
Te te japin uraten me plote gojen se ajo urate ze.
Gina kapej Xhaferaj
Greqi Athine
11/12/2021