4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Gina Xhaferaj Kapaj

Këngë me zogjtë

Mos më pyet për ato male ku me këngë vajta
Ishin të bukura me lulja manxurranë celur në gurë.
Atje m’u mblodhën dallandyshe e sorkadhe krahëarta.
Te ato gjuhën mësova, këndova këngë, pa fund.
Zogjtë më sillnin ca melodi plot emocion
E unë ju mbaja ison si një labe me traditë.
Këngët më të bukura në luginë kishin jehonë
Si në dasmat myzeqare që të japin mrekullinë.
Pastaj u betuam, si shokë të vërtetë me besë shqiptare
Lidhëm besën pa e kthyer,si besnikërinë matjani.
E lidhëm si me litarë një gogol të madhe.
Ajo s’pritet dot as me thikë as me sopatë druvari.
Kur këmbë këmbë ika e menduar më të poshtë.
Disa sorkadhe kishin bërë si pelerinë fustanitn tim.
Shikoj më poshtë edhe disa të tjera të veshura njësoj
Ahh thashe me vete cfare ndodhi që ju pëlqeu kjo bukuri!
Çfare gusto ishte e çfarë i pëlqeu asaj sorkadheje
Ndaj vendosa ta gris dhe atë fustan ta bëj copë e çikë
Të mos i mbetet nishan e të zihem dhe me gjithë ato krahë
Të shkoja te Mali me Gropa mes lumit me rrëmbim.
Sa futa këmbët, ato mu thanë dhe eca një çikë
Për pak më tërhoqi ajo vala e pakontrolluar.
U ktheva me vrap e vendosa të largohesha me nxitim
se deti i kripur qënka kudo e lumi i valëzuar.

Gina kapaj xhaferaj

Athinë 18/7/2022

“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Lule mbi shkëmb.
Në zemër do mbjell një lule të bardhë si kurorë
Shpirtin ta ujis me dashuri e forcë
Syrit do t’i jap një përkëdhelje të ngrohtë
Të jetë i gëzuar që unë të mos nxjerr më lotë.
Flokët të m’i lëmojë me dorë e butë.
Si te maja e malit sot kur unë shkova.
Shkëmbi në pesë male të mbajtur e
përkund
E në mes të tij mbirë një lule e madhe me kurora
Sa bukur ato gërxhe kish zbukuruar
Ishin bërë lendina me borzilok e trëndafil
Nga një bukuri e tillë si një ditë pranvere
Do vete dhe une të mbledh lule dele në agim
Të zbukuroj jetën vënë fjongo me kordhele
Të ecim së bashku nga moti në mot.
Do bëhem rojtar e bahçevan mes shkëmbinjve
Asnjë njeri të më prishë atë lule mos guxoje
E kam si një shenjë timen të bukur të shpirtit.
Shiu të jetë rrëke, të ketë ngricë dhe borë
Lulja s’do venitet eshtë e lidhur me shpirt
Do më ngrohtë në vitet si zjarri që kuqëlon.

Gina kapej Xhaferaj

Athinë 13/7/2022

“”””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Ky është vendi im
Vendi im është portë me dritë.
Kudo shoh rrezen dritëartë
Dielli të deh porsi magji.
Kur vjen nata sikur është ditë prapë
Rrinë malet krahë për krahë.
Dhe mes gurësh lulja çel
Fyelli zgjon majën e lartë
Një bilbil këngës ia merr
Për atë vend përherë kam mall.
Të shoh detin, dhe burimin
Të shoh vallen valë valë.
Të shoh dimrin, të shoh prillin.
Të shoh puthjen mal më mal
Kur në qiell dalin yjet
Bashkë me hënën natë [ër natë
Të klëndoj pafund ndër pyje
.E kam vendin të bekuar
Vjen në ëndrra nëpër netë
Në lëndinën e bleruar
Unë i mposht të gjithë rrufetë.
Bregu, lumi niska valle
Bashkë me zogjtë çerdhen e ngrej.
Zemra bëhet si petale
Që në ëndërr buzëqesh.

8/7/2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.