Shoqata Shqiperia Kulturore Europiane mbeshtet strehimin e emigranteve Afgan
ne Shqiperi sipas te drejtave te njeriut.
Qeveria shqiptare duhet te garantoje perdorimin e fondeve Europiane e nderkombetare ne sherbim te emigranteve Afgane. Mos te vidhen fondet e te hidhen rrugeve, e te perfundojne ne trafiqe te ndryshme e te shfrytezimit te njeriut nga njeriu. Populli Shqiptar duhet te tregoje mik pritjen sipas traditave shqiptare e ti ndihmoje sipas mundesive te tyre. Nje veprim i vogel behet i madh ne keto momente te veshtira.
Duhet pasur kujdes per zbatimin e disa rregullave te sigurise si emigrant provizor sepse Shqiperia nuk eshte nje vend punesimi per emigrantet e Afganistanit, ku shtetasit Shqiptar kane marre rruget e Botes nga pa punesia, nga mungesa e politikes sociale. Emigrantet duhen pritur e ndihmuar, por duhet te zbatojne ligjet e rregullat Shqiptare, Europiane e nderkombetare. Ne kemi vleresuar disa mendime nga disa ekspert shqiptar ne Afganistan qe e njohin mire popullin e Afganistanit dhe duhet pasur kujdes sepse jane te ndryshem nga zakonet e traditat shqiptare. Nuk duhet lejuar qe ata te perfundojne ne trafiqet e droges e ne trafiqe
te tjera. Shteti Shqiptar duhet te garantoje pas indentifikimit e pritjes se tyre ne shqiperi, pas nje fare kohe duhet tju siguroje qarkullimin e tyre ne vendet qe deshirojne ne Amerike dhe ne vendet Europiane. Ne jemi nje popull emigrant dhe e njohim mire gjendjen e Emigracionit ndoshta edhe me mire se popujt Europian sepse e kemi emigruar nder shekuj. Te pakten qysh pas vdekjes se Gjergj Kastriotit – Skenderbeu e deri ne ditet e sotme ku ky fenomen fatkeqesisht vazhdon akoma, e populli shqiptar emigrimin nuk e ben vetem
per nje jete me te mire, por per mungese te sigurise sociale nga qeverite shqiptare ne Tirane e ne Prishtine.