10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Gjelina Maçi Keci

DRANDOFILLE.

Mos u ngut me u çilë kaq shpejt
Pa ikur nga lulja pikëla e vesës
Që të rritesh prit një rreze diell
Të mos i druhesh as shiut, as erës.
Tash të rrinë pëllumbat nëpër degë
Magjeps gjithkënd duke të shikue
Drandofille e bukur me aromë e jetë
Krejt me ar të tanë kanë me t’mbulue.
Mos ki drojë në rrugë nga askush
Prej në oborr e lodro me hanë e yje
Diellit ruaju kur është zjarr e prush
Veç n’daç ti mos me nejë n’hije!
Se ti je lule e adhurueshme për marak
Si zjarmi të përvëlon me atë bukuri
Erëmirë që parfumos zemrën n’flakë
Lum ai që ka më të mjellë në saksi.
Ti je ëngjëlli që botën e mbush me jetë
Se ti je kanga si shportë me tinguj të freskët
Dashnia për ty asht vullkan që shpërthen
E fjala për ty merr hire të lume princesh.

Gjelina Maçi Keçi

Shkëputur nga libri “BIJA E DIELLIT “!

“”””””””””””””””””””””

Për ty, Kosovë!
Kosovë, shumë liri kërkove nëpër vite
Për të ndrequr në të shkuarën padrejtesitë
Djemtë azganë me frymën e Boletinit i rrite
Gjakpirësit për t’i shporrur nga vatra një ditë.
Kurrë s’u gjunjëzove. moj trimëreshë.
Lavdi Adem Jasharit dhe të tjerë bijve
Me penë e me jetë të çliruan, moj sokoleshë
Në palë të flamurit mbeti gjaku i trimave.
Ke 13 vjet që 6 yjet në blu valëviten në liri
Hana të ndrit e Dielli të ngroh më mirë.
Ti ma gëzofsh në jetë të jetëve këtë pavarësi
Se me gjak e rishkrove historinë.
Gjithë botës mbarë me trimëri i tregove
Se Skenderbeu jeton ende ndër ne
Bijë shqiptare që ne fillesë në ato troje
Me nënën Shqipëri ke flamur e një atdhe.

Gjelina Maçi Keçi

16/ 2/ 2021 /

“”””””””””””””””””

Mos i vrit njerëzit me fjalë!
Ka pas thanë hoxha, ka thanë prifti
Asgja mos ban si vetë, por si them unë
Vetëm zotit e atij që na rriti
Se askujt tjetër besë s’i zumë .
Ndaj mos vrit njerëz me fjalë
Mos e ban këtë asnjëherë
Fjala është si ujët e valë
E mendoje njëmijë herë.
Nuk i mban dot pa dëshirë
Se mendimet janë të lira
Shiko veten mirë e mirë
Mos të kapë si laku smira.
Fjala mësohet, por dhe ndërron
Si fëmija me fjalët e para
Si një flutër n’gojë vallzon
Ndaj me unin të bëhet gara.
Vetë e the dikur kaq bukur
S’ka të mëdhenj e s’ka të vegjël
Lëri njerëzit të jenë të lumtur
Puna bën të mos jesh vegël.
Fjala është vetë shpirti
Askush s’mundet që ta marrë
Ajo të uli edhe të ngriti
Është dhe engjëll, është dhe djall.
Kujt i pëlqen, t’i vërë dhe pikë
Mos kërko me zor t’i kesh
Dikush vjen e dikush ik
Fjalën ruaje se është e shenjtë.

Gjelina Maçi Keçi

Dt 4/ 2/2022 /

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.