14.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Gjelina Maçi Keci

NUK JE PERËNDI
Ti që the kurrë nuk gabova ,
i përsosur jam vetëm vetë .
E lumtur gjithmonë unë jetova
Askush s’të merr për të vërtetë .
Goja flet çfarë të thotë mëndja,
dhe pse gënjeshtrën ti zbukuron.
Atje thellë honeve që ka zemra,
Si gjilpër gjithnjë të thumbon.
Vizitore jemi në këtë jetë,
që nuk di për asgjë kur lind,
mos të gënjejë mëndja e shkretë,
në rrugë të shumta ,që se bëre një gabim.
Që në krijesë bote rron e thëna,
faji mbet gjithmonë jetim,
s’mbeti kush ëngjëll nga nëna,
veç atëherë kur linde në fillim.
Kot nuk quhesh njeri!
Mund të gabosh dhe me gojë.
Nuk gabon veç një perëndi,
lum ai që me faj nuk do shkoi.
Gjelina Maçi Keçi
“””””””””””””””””””

NGA ËNDËRRA MË ZGJOVE!
Pa ikur vesa livadhit akoma,
me trëndafilin e kuq të çelur,
nga ëndrra më zgjove me aroma,
e erdhe në sabah,me t’parën rreze.
E lashë trëndafilin mënjanë,
se doja të ndieja frymën tënde.
M’u hodhe në krahë gjithë mallë,
më gëzove shpirtin,e më rinove mendjen.
Sytë e buzët shumë më ishin tharë,
harrova gjithçka, se pranë ishim përsëri.
Bashkë me përqafimet dhe lot malli ranë,
zemrën e shpirtin ma mbushe me dashuri.
Gjelina Maçi Keçi
“””””””””””””””””

GËZUAR 1 QERSHORIN FËMIJË
Nuk e di si do ishte pa ju bota ?!
As pa hënë as pa diell !
Pa fëmijët si do ishte toka ?!
Mos ndoshta…sikur planetet pa jetë në qiell?!
Pa ju do shuhesha si një qiri ,
dhe ditët do i kisha të numëruara …
Pranë kam gjithmonë të bekuarën dritësi,
e pranverat s’do reshtin kurrë së egzistuari.
GJELINA MAÇI KEÇI
Qershor 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.