Festat e Nëntorit
Që kur nis jeta në tokë
Këtu jemi edhe ne
Mal më mal e kohë më kohë
Falëm jetën për Atdhe.
Shpatë e Gjergjit vringëlloi
Komandanti i Bashkimit
Amanetin sot ia zgjojmë
Udhës dritë të përparimit.
Burri i mençur Ismail Qemali
Kuvendoi me urtësi
Në gjithë trojet i shkoi zani
Gjersa shpalli Pavarësi .
Një shqiponjë vumë në flamur
Larë me gjak sa dallgë në dete
Për të trimat s’shuhen kurrë
Gjak i tyre rrjedh ndër deje.
Flamuri ynë valon në botë
mërgimtarët i thërret
Jepni t’ardhmen tokës sonë
Që lirinë ta gëzojmë.
Nga Ulqini jam Ilirjana lozonjare
Në Shkoder e ndal rrugëtimin
Me dardanë në brigje, male
Pres një nip të Boletinit.
Jam Albana vajza çame
Marigonë takoj në Vlorë
Sonte qënkam flamurtare
Këngën-lule kam në gojë.
– Gjelina Maçi Keçi-
Ripostim
Shkëputur nga libri-“Jam Grua”.