Gjelina Maçi Keci

Gjelina Maçi Keçi vjen nga Lezha e artit dhe kultures,Lezha eshte djepi i fjales poetike,aty kane lindure dhe rritur Ndoc Gjetja e dhjetra te tjere qe kane bere emer ne letersin Shqiptare.Gjelina eshte nji pasardhese e denje,vargu i saje eshte i veçanet nga shume krijues tjere,eshte nji varge qe komunikon lirshem me lexuesin,prek realitetin,poetja shprehe ate qe ndjene pau shmangure nga realiteti i dites.Lezha duhet te ndihet krenare me keto krijuese reale shume brilante.May be a black-and-white image of 1 person dhe hair

Urime e nderuara poete ne rrugtimin tuaje poetik,le te mbeteni keshtu dinjitoze ne mesin e krijueseve dinjitoz.

Gjin Musa,gazetar dhe botues i gazetes “Nji Dritare e Re”

May be an image of text that says 'REPÚBLICA DE COLOMBIA GRUPO DE POESÍA VIRTUAL DE LAS LETRAS CASA POÉTICA MAGIA Y PLUMAS Otorga el presente reconocimiento Premio de Arte Literatura Universal 2021 Sjelina Maci Koci La comunidad literaria de las letras le otorga este importante galardón por sus logros y expectativas que con mucho esfuerzo y dedicación, además se le reconoce por su constancia y participación, su gran carisma, respeto, compañerismo, El poeta tiene humildad capacidad de escribir con Cristian Camilo Serna Villada alma Director General Administrativo Enero 2021'

Gjelina Maçi Keçit me titull JAM GRUA i sapo dale pasi ajo po punon dhe per librin e dyte. Duke lexuar poezinë e Gjelinës, më duket se edhe unë edhe lexuesit e shumtë të saj, qofshin edhe anonimë, ndiejnë aromën e vargut fishtian, të Ndre Mjedës e të mjaft poetëve që krijuan një traditë të bukur poetike nga e kaluara. Gjelina e ka njohur dhe e njeh këtë poezi. Sot po e lëvron. Po e gatuan me shpirtin e saj të madh. Është bijë Lezhe por me rrënjë Kelmëndase e këtë qytet, e do deri në palcën e palcës. Forca e epikës e bashkuar me lirikën dhe e shprehur me një gegërishte mjaft të ëmbël, tingëllore deri në shenjtëri, na del edhe te poezia e saj, por Gjelina përdor mjaft mirë edhe gjuhën letrare. Pa asnjë mëdyshje, do të thoja se Gjelina është në një farë mënyre dhe “Poetja Misionare”. Kam parasysh këtu poezinë e saj “Jam Grua” . Një poezi e realizuar artistikisht dhe e denjë për antologji të këtij lloji. Një poezi që jep mesazhin e fortë të një gruaje , që e do jetën , familjen dhe atdheun e saj , që di të sakrifikojë,

Nga krijimtaria e zonjes ne fjal po postojme keto krijime brilante.No photo description available.

DASHURI MË JE ZOT
Dashuri më je Zot
E gjithpushtetshme në çdo moshë.
Veç në ndjenja mbretëron.
Të përulem pa lëmoshë.
Sa herë lotin ma ke lshuar.
Dhe sa herë më le pa gjumë.
Dije, kurrë s’të jam ankuar.
dhe inat s’të mbajta kurrë.
Të jam bindur me shumë shpresë.
Të përulem sa të kem frymë.
Unë me ty pranë dua të vdes.
E me ty dua të hap në agim sytë.
Ruaj fjalën nga goja mos t’më dalë
Më rrudhose me shpirt fëmije.
Herë më afrove deri në varr.
Herë më dërgon në shtatë palë qiej.
Ku të duash, fjalën e shtrenjtë ma dërgo!
Qoftë në errësirë apo dhe në dritë.
Por të lutem, mos, mos, më lësho,
Në atë vend ku ti ke ikë.

-Gjelina Maçi Keçi-

“”””””””””””””””””””May be an image of text that says 'R My Words: A Renaissance R CERTIFICATE OF APPRECIATION This is presented to I Gjelina Keçi for his/her contribution at Reverberating Reflexions. Ch. No: Dated: Nov-RR-007 08/11/2020 20 n SAMEER GOEL Founder Chairman'

Miqtë
Ti që shpesh “mik” më thua,
E pas shpine çfarë nuk bën.
Lëri ti trillet e tua,
Se t’vërtetën dot s’e zhbën!
Ti që vërtet më ke mik,
Mos mbështet t’keqin nga frika!
Shpejt do vijë ajo ditë.
Edhe ty do t’vijë e liga.
Njeriu që keq flet për të tjerë.
Asnjë mik s’len për shëllirë.
Shpejt do mbetet vetëm, i mjerë
Sikur ka vërtet brirë.
Ti njeri që nuk ndryshon,
E për interes nuk ta ndjen.
Njeriun e mirë përfaqëson.
Në këtë jetë vërtet ke vlerë.
Miq të tillë ka shumë pak.
Nëse i takon, mos i lësho!
Nëse mundesh bëj toprak,
E në të kundërt i afro!

Gjelina Maçi Keçi

“””””””””””””””””””

JE DIELL NË DITËN TIME
Çdo ditë ,zemrën ma gëzon.
Ilaç të kam, në ditët e mia…,
Je diamant , që vezullon…,
Amëlsinë ti, vetë dashnia !
Kur hap krahët , e m’ përqafon.
Shpirti im, ndrin nga lumturia,
Je si diell ,që m’rrezaton
Ëngjëll të kam, je mrekullia …,
Edhe Hana, mahnitet nga ty!
Se ti ndriçon edhe ditën !
Lumja unë për ata sy …,
Yll bukurie , afër teje unë rritem !
Lule e bukur lastaron !
Ngjyra-ngjyra si drandofilli !
Si zanë bjeshke t’mrekullon !
Pranverë Majit, e me sy ulliri ..!

Gjelina Maçi Keçi

“”””””””””””””””””””

AS SYTË E MI Si TY NUK I DUA
Më je mëngjes. diell me dritë.
Fryma ime më je ti.
Më je yll që shndit në errësirë.
shpresa e te nesërmes larë flori.
Je pranverë përherë në blerim
Je jeta në vazhdimësi.
Rrezeartë në çdo stinë
Shpirt e zëmër i kam për ty .
As sytë e mi si ty nuk i dua .
Më mjaftojnë sytë e tu
Buzëqeshja jote mrekulli për mua .
Më jep krahë me fluturu .

-Gjelina Maçi Keçi-

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.