Kosovë !
Sa më shpejtë që të shkarkohet LDK-ja nga persona të ngarkuar me ideologjinë komuniste si lloji i Isa Mustafës, aq më shpejtë do të hapen rrugët dhe perspektiva për forcat e reja progresive.
Derisa në krye të partive politike kemi komandanta me shkollë fillore, atëher, politika dhe diplomacia e shtetit do të jenë e po këtij niveli.
Aty ku nuk gjykohet me forcën e argumentit dhe njohurive profesionale, biseda kalon në fyerje, sharrje dhe gjuhën e kallashit.
Për derisa në Kongresin Amerikan propozohet debat i hapur për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve Kosovë-Sërbi, në Kosovë krenohen me “MARSHIN E KRENARISË”.
Tetë Kongresmen amerikan i dërgojnë letër Pompeos, ku thuhet se vazhdimi i konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve, mund të dërgojë në ndonjë eskalim të situatës.
Sipas tyre, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një vizion strategjik për sundimin e paqës dhe lirisë në Evropë.
Mestjerave, këta delegat të Kongresit amerikanë, kanë thënë se e mirëpresin qëndrimin e John Bolton rreth idesë për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.
Tetë kongresistët vlersojnë që do të jetë në interes të SHBA-së nëse arrihet me sukses të zgjidhet çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë duhet të inkurajojnë të dy shtetet për arritjen e një marrëveshjeje paqësore, e cila do t’i kontribuonte stabilitetit të rajonit”.
“Ne me shumë respekt ju inkurajojmë që të vazhdoni përkrahjen për gjetjen e një zgjidhje që do të kishte një impakt të rëndësishëm për të ardhmen dhe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”.
Kongesistët:
Ted Poe, Emanuel Cleaver, Steve Stivers, Steve Chabot, Joe Wilson, Dana Rohrabacher, Brian Fitzpatrick, Scott Perry.
PS.
Diplomacia shqiptare “HESHT” !!!