Une nuk dua te jem i njeanshem partiak perballe çeshtjes me te madhe kombetare Shqiptare. Spiunlleku, Tradhetia, Servilizmi, Korrupsioni, Karrierizmi, Pasurimi i pa ligjeshem kane qene veprime kriminale dhe kane qene faktoret me te rrezikshem ndaj kombit Shqiptar. Une personalisht Edi Ramen dhe Hashim Thaçin i kam perkrahur kur kane bere ndonje veprim te mire, por i kam kritikuar kur kane bere gabime ndaj popullit, kam mbajtur gjithmone qendrim te drejte patriotik e kulturor shqiptar, duke rrespektuar edhe vlerat demokratike Europiane e nderkombetare si emigrant shqiptar, si drejtues i disa shoqatave shqiptare dhe shume kombeshe, si ndermjetes kulturor ne Europe, gjithmone per interrese kombetare, kulturore, civile, historike e sociale Shqiptare. Kam vene re se shqiptaret nga korrupsioni e kane memorien shume te shkurter. Une kam kritikuar ashper perpara disa vitesh si Hashim Thaçin e Edi Ramen duke folur per shkembim territoresh ndermjet Kosoves dhe Serbise sikur flisnin per nje gje te vogel normale te pa shqetesuar nga askush, Sot kjo ceshtje eshte bere shume e madhe ku ne rrealitet nga friga e popullit nuk pranohet, por planet e pazaret e poshtera po behen deri ne istitucionet me te larta kombetare e nderkombetare. Historia e ndryshimi i kufinjeve sidomos nga Serbet per te grabitur veriun e Kosoves ku vlera e pasurive kombetare ne veriun e Kosoves kalon 10 fishin e Shqiperise se bashku me Kosoven, Miniera e Trepçes, lumi i Ujmanit e shume pasuri te tjera kombetare. Mua me vjen keq qe kombi im po vuan akoma e mendoj se çeshtja e Thaçit eshte nje çështje shume e rrezikeshme, e nuk eshte e thjeshte: sepse fakti që HashimThaçi dhe Edi Rama kanë dashur t’i japin territor Shqiptar Serbisë, eshte antishqiptare, eshte përkrahja e interesit ruso-serb kunder interesit kombetar Shqiptar në Ballkanin Perëndimor por edhe kundër interesit demokratik e paqesor Amerikan. A do te kete fuqi drejtesia Shqipetare ne Shqiperi e ne Kosove ta gjykojne kete rrezik kombetar shqiptar ? Mendoj se nuk ka fuqi nga politika aktuale, mendoj se edhe drejtesia e BE me duket e pa fuqishme. A do të merret FBI me kete çeshtje? Sigurisht që do të merret. Por pala Serbe e fatkeqesisht palët tona qe kane marre pjese ne keto pazare antikombëtare Thaçi, Rama e ndonjë tjetër, ku janë në këto momente? Shikoni e lexoni ketu me poshte disa sqarime nga avokati i njohur Spartak Ngjela:
Spartak Ngjela
I.
Shikoni shenjat që sqarojnë çështjen: Thaçi po flet përçart. Është trembur Rama. Është mërzitur presidenti i Serbisë, Vuçiç, dhe sot ky i ka kërkuar takim Thaçit që është nën akuzën që ka ngritur Serbia. (!) Por, më e rëndësishmja është se ka humbur qetësinë Richard Grenell, zëdhënësi i presidentit amerikan Trump për çështjen e Kosovës.
Si mendoni ju, kjo gjendje vjen nga rasti? Aspak.
Ja si shkruan Martin Henze, këshilltar i CDU-së gjermane: “Thaçi, Rama, turpi i rëndë i shekullit të 21-të, është se ata kanë negociuar me Serbinë në emër të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, dhe i kanë dhënë Serbisë marrëveshjen për ta negociuar këtë marrëveshje me BE, përfshirë edhe për Shqipërinë. Kjo mund të quhet vetëm tradhti”.
II.
Kuptohet se, Thaçi dhe Rama kanë lënë shenja kundër interesit shqiptar dhe pritet të dalin provat për bashkëpunim me Serbinë kundër interesit kombëtar. Përgjimet edhe mund të hapen. Por, hapja e përgjimeve për bisedimet Granell, Thaçi, Vuçiç, Rama, kundër interesit shqiptar, dëmton presidentin Trump, sepse interesi shqiptar në Ballkanin Perëndimor është edhe interesi amerikan. Kjo, në fakt, mund të bëhet thembra e Akilit në këtë çështje. Atëherë, pikërisht për këtë, pushimi i Grenell-it nga presidenti Trump, është lëvizje e domosdoshme e momentit, në të kundërt, nuk dihet së çfarë mund të ndodhë nëse Biden zgjidhet president në muajin nëntor në SHBA. Kjo sepse, dokumentet komprometuese Thaçi, Rama, Grenell, Vuçiç, sigurisht që, nëse fiton Biden në nëntor, i përdor ai, FBI dhe CIA kundër presidentit Trump. Atëherë, shkarkimi i Grenell-it nga presidenti Trump është domosdoshmëri politike për vetë presidentin. Sepse vetëm kjo e shfajëson presidentin amerikan nga një implikim i dyshuar me politikën ruse në Ballkanin Perëndimor.
Po ky kryeministri shqiptar, kaq i paaftë është ky sa mendon që me një diksion popullor dhe jashtë konceptualitetit juridik do të bindë profesionalisht juristët e mëdhenj të speciales së Hagës për pafajësinë e Hashim Thaçit! Sigurisht, Rama kështu do të sillet sepse ka hyrë në një politikë injorante nga ato që në historinë politike të Shqipërisë tashmë janë quajtur “çorba Hoxha”.