12.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Gjergj Marku

profil:
PASHKE e Gjendjes Civile!…Mund të jetë një imazh i 1 person
(Keshtu e therrisnin njerezit e zones se Repsit, Pashke Markun. Gati-gati e kthyer ne mit per punen ekzakte, por dhe per shembullin e nje humaniteti te pazakonte qe shperfaqte me njerezit ne kete sektor te statistikes. Ajo i njihte nje per nje banoret e Repsit, apo Oroshit, Spacit, Blinishtit e me rradhe; i njihte deri ne detaj me lindje e ndarje nga jeta, qe te gjithe dukej sikur “frymonin” ne regjistrat e saj. Nje nga punonjeset me speciale te gjendjes civile, ku puna per te ishte pune, dhe mungesa nuk njihej anipse i duhej te bente cdo dite afro dy ore rruge ne kembe, zbatimi i orarit ishte milimetrik.
Nga viti 1970 e deri ne vitin 1976 Pashkja ka punuar mesuese ne ciklin e ulet ne shkollen e Vaut te Madh, Peshqesh. Dhe qe nga viti 1976 e deri ne vitin 2013, plot 37 vite si punonjese e gjendjes civile ne Orosh.
Dihen veshtiresite e ketij sektori pergjate ketyre viteve dhe sidomos pas vitit 1996, ku njerezit ishin mesuar pa shtet, pa ligje, pa dokumentacion te rregullt ligjor. Ne vitin 1997 zyra e gjendjes civile ne Reps u shkaterrua e tera, rrefen ajo, per fat mundem te mbanim regjistrat themeltare te popullsise. Jane vite kur jo pak njerez kerkonin çertifikata te falsifikuara, dhe kjo na perballte me veshtiresi ekstreme. E megjithate ajo arriti t’ia dale me faqe te bardhe, dhe te mbeste po ajo, Pashkja si zyrtare unike e gjendjes civile. Eshte kjo arsyeja qe ajo eshte vleresuar si qytetare nderi e komunes se Oroshit vite me pare.
Ajo vlereson bashkepunimin me koleget dhe drejtuesit komunal si me Llesh Prengen, Aleksander Lalen dhe Luigj Lleshin. Ata me jane gjendur, thote ajo, pasi mua m’u aksidentu vellai i vetem duke ik per Greqi, ndaj i ka sherbyer atij me devocion te jashtezakonshem per plot 15 vite dhe nuk eshte dorezuar para veshtiresive.
Edhe pse tashme eshte ne pension e jeton ne Repsin e vogel, mbetet po ajo, Pashkja e nderuar e Gjendjes Civile, dhe ky institucion eshte fort i lidhur me emrin e saj ne koshiencen e gjithe banoreve te asaj zone.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.