7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Gjet Ndoj

Kush ishte besimi i GHERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT?
Ka qenë dhe vazhdon të jetë një pikë e debatit edhe #përkatësia fetare e Gjergj Kastriotit.
#Dikush thotë që ishte muhamedan;
#Dikush tjetër e quan të Krishterë-Ortodoks;
#Dikussh tjetër e quan të Krishterë- Katolik;
#Ka studiues që e konsiderojnë Heroin tonë Nacional edhe si muhamedan, por në nje fazë tjetër u bë Krishterë etj.
#Ndërsa interesante është dhe trajtimi që i bën historeografët komunistë të cilët e ç’veshin nga besimi i krishterë, duke i hequr frymën e “Shpirtit të Shenjtë”, nga e cila gjente motivin e frymëzimin e tij Gjergj Kastrioti në atë qëndresë të pashembullt kundër sulmeve osmane.
Në fakt këto binin ndesh me shumë fakte e rrethana historike qw vwrtetojnw tw kundwrtën.
Kanë folur shumw autorë, deri dhe Vatikani për Gjergj Kastriotin, duke e quajtur e përcaktuar si “Kalorës, apo Atlet i Krishtit”, “Mbrojtws i Krishtwrimit”, “Mbrojtës i Europës së Krishterë” etj, duke kuptuar e nënkuptuar gjithmonë përkatësinë e Tij të Krishter- Katolike.
Por mbi të gjitha për qështjen e besimit të tij dhe të Fisnikwrisë feudale Arbnore –Epirite, ka folur vetë Gjergj Kastrioti. Këtë e kemi gjetur veçanërisht në letër-këmbimet që pati me #SulltanMuratin II-tw dhe #Mehmetin II-tw Fatihun.
Duke qenw rasti, kam shkëputur në mënyrë tekstuale pjesë nga komunikimi i #GjergjKastriotit me #MuratinIIEmir, kur ky i fundit përmend:
“Une nuk mund ta marr me mend si shkoi kjo pune; ndoshta per faktin se nuk ta ktheva shtetin prinderor ose pse ti ke pase gjithmone qellimin qe te mohosh fene e Profetit Muhamed dhe te kthehesh (sic ke veprue) ne fene kristiane, per te humbe shpirtin tand”43.
Ndërsa në #përgjigjen drejtuar Sulltanit Muratit II—të, Gjergj Kastrioti Skënderbeu i kthehet Atij:
“… në qofte se une e braktisa fenë e Muhamedit, e u ktheva ne fenë time të vetete te Jezus Krishtit, jam i sigurt se kam zgjedhë anën ma te mire: sepse tue zbatue mesimet e tij te shenjta, jam i bindun se shpirti im do to shpetojë dhe jo (sic ti thue) te humbë. Prandaj të lutem, që per shpetimin e shpirtit tand, ta degjojsh prej meje nje këshille shume të mire. Po te lexosh me kujdes Kuranin, dmth, permbledhjen e mesimeve hyjnore, do to kuptosh se cili prej ne të dyve e ka gabim. Nga kjo kam shpresë se në qoftë se ti do te arrijsh te gjykosh gjithcka drejt e të bindesh nga arsyeja, do te pranojsh fenë shume te shcnjte të Krishtene, e vetmja ne të cilen të gjithe njerezit qe kerkojne shpetim, shpetojne, e jashte saj cdokush tjetër sketerroset. Dhashte Zoti qe ti të pranojsh qe të t’ndricoje Shpirti i Shenjte e te vijsh e të pagezohesh e te fillojsh me jetue si i krishtene. Atehere, une, do to kisha kenaqesi me të njohe si Princin me te madh të Botes e me t’u ba (sic kam qene) nje sherbetor i mire dhe mik. Per kete ti do to hindeshe shume mire, kur të shikojshe se sa me sinqeritet dhe miresi une te ftoj me shpetue shpirtin, per lavdinë dhe madhështine e shtetit perfundoj tue te thane se, megjithese jam perpjeke te mbrohem nga ty dhe nga forcat e tua, të mbetem mik, tue te premtue se kurdo qe të bajsh ate qe to keshillova, pra qe të kthehesh i krishtene, ne do te te rikthej jo vetern ate pjese te Shqipnise qe ti me kerkon. , por edhe gjithcka une mbaj e kam ne kete bote dhe jem gjithmono sherbetori yt i mire. Perndryshe, të jesh i sigurt, se une nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, per shume shkaqe dhe arsye, qe te pranoj ato qe ti shkruen. Kryesisht pse turqit nuk e mbajnd kurre besën ndaj te krishteneve dhe jane fqinj te keqij të tyne, e nuk due qe ti rrezikoj e te humbas ate qe Zoti me ka dhanë. Prandaj mos u fodullos per sa me thue qe me të rikthye ate pjese to Shqipnise qe ti ua ke mane të tjereve e jo babes sim. Ato vise, qe ti vete thue se kanë qene të t’krishteneve, edhe te mos kishin qene te prindit tim, me qene se une jam nje Princ i krishtene, me takojne mue dhe jo ty. Si rrjedhim asht ma se e volitshme dhe e arsyeshme qe nje i krishtene te zoteroje ate qe ka qene e te kristueneve (mhasi nuk kanë nje Princ të tyne), dhe jo ti q eke nje fe tjeter kundershtare. Aq ma leper me takoine mue. sepse i kam marre me te drejte e me arme ne dore. Duke qene se ti do me pervetesue ato qe kane qene te te krishteneve dhe jo te pafeve, duhet te bahesh i krishtene, siç te lutem e te keshilloj. Prandaj perseri te lutem qe te pagezohesh, perndryshe one do t’perndjek dhe do te jem anmik per vdekje i yti. Shpresoj ti lane sa me pare gjitheka ti ke pervetesue nga pronat e te krishteneve e jo une me te leshue sikur nje pellambe toke. Persa i perket betimit qe ke ba per me me debue nga vendi im, perndryshe, ne qofte se nuk vritem ose nuk kapem, do te jem i detyruem me shkue si lypsar, ta dijsh se po te mos isha i krishtene. nuk do te guxoja me tu pergjigje, por tue ju drejtue fuqise hyjnore, qe mbahet nga Zotiqe qeveris gjithe Mhretnite:, gjithinone do te kenaqem me cdo gja qe mund te ndodhe prej vollnetit te tij dhe do te jem gjithmone shume i kenaqun per gjithcka te me vije pre tij, si per te mire. si per te keq. E persa thue se do te me hajsh fatkeq, te pergjigjcm se kam besim e shprese se do te mhrohem nga forcat e shumta me te cilat me kercenon se do te me suhnojsh. Megjithate duhet te dijsh mire se fitorja nuk percaktohet nga sasia e njerezve. por perparesisht nga vullneti hyjnor, tue pase nga anen e vet madhnine hyjnore dhe to drcjten, pastaj ne aftesite dhe zortesine e Komandanteve. Ne qofte se deri tani une i kam ato cilesi. do te hesoja se Pashallaret e tu do te te kene informue ma se nje here ‘. Por te them se as lajkza as kercenimet tua nuk jane te mjaftueshme qe te lekundin shpirtin tim…
Nga Kampi Ynë 14 korrik 1444 ”,,,,
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.