#Fallsifikatoret e Historise jane tradhetaret që i kanë bërë dhe i bejnë demin më të madh popullit dhe vendit tonë, nderkohe qe u shërbejnë vendeve e qarqeve që investojne per të nos u berë Shqiperia Jone ne kufjtë natyralë Etnikë te saj!

Historia e Shqipërisë e shkruar deri më sot, është mjaft larg së vërtetës, duke qenë e ndikuar kryesisht nga influencat orjentale në dëm të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre europiane.
Nuk janë pasqyruar sa e si duhet psh:

#Gjenocidi sllav mbi arbanitet (arbereshet) dhe me vone te shqiptaret;
#Gjenocidi osman dhe provokimi i dynddjeve masive te arbaniteve drejt maleve tona dhe drejt Europes;
# Boshatisja e qyteteve kryesore dhe vendosja në to e koloneve te ardhur nga Azia;
#Shkaterrimi masiv i kishave, veçanerisht i kishave katolike dhe zevendesumi i shume prej tyre me xhami (sidomos ne qytere);
#Origjina dhe perkatesia fetare e Gjergj Kastriotit Skenderbeut;
#Zhdukja e fisnikerise se vendit (elitave) qe nga mesjeta e deri ne kohet moderne ….etj etj;

#Kam patur kritika të forta, madje dhe nga miq të mi të afërt, për shumë prej temave që i kam publikuar paraprakisht dhe që tani trajtohen në librin:
“#ARBËRIA
NË KUFIJTË E MBIJETESËS
/#IDENDITETIEUROPIAN SHQIPTARËVENËRREZIK!”
Nga ana tjetër jam mbështetur e inkurajuar pafund nga miq, shumica e të cilëve të panjohur, por pjesë e shpirtit arbnor-europian.
Në këtë situatë kam qenë shumë i inkurajuar duke gjetur forcën për të mos e ndërprerë punën, pa u dekurajuar aspak, përkundrazi.
Mbi të gjitha kam qenë i vëmendëshëm e i palodhur, ta marr fuqinë tek argumentet (dokumentet arkivore, objektet e trashigimise kulturore & artefaktet), objektiviteti, qartësia, ndershmëria dhe vendosmëria për të thënë, shkruar e përciellë sa më shumë të vërteta ( pa u kujdesur se disa nuk do te mund te pajtohen), por që ndriqojnë sadopak historinë tonë të madhe, si pjesë e rëndësishme e Historisë Europës dhe që e evidentojnë popullin dhe etninë tonë Iliro- Arbnore, si një nga popujt më të lashtë e me histori të madhe europiane e botërore.

Huistoria e një populli, kultura e të cilit është në themelet e Qytetërimit Europian e Botëror, nuk mund të shuhet e të deformohet nga flukse antishiptare pro-orjentale, sado që e kanë dëmtuar atë.
E vërteta historike e kulturore e popullit tonë të lashtë nuk tretet kurrë në errësirën e krijuar nga historianet fallsifikatorë- misionare te Lindjes…
“Të pafetë” duhet ta dinin mirë se kultura e këtij populli është #shpirtiTij, i cili si i tillë, nuk do të tretej e nuk mund të asgjësohej kurrë.

Kur të rishkruhet dhe të ndriçohet e Vërteta Historike e Kulturore e Popullit Shqiptar, atëherë do të fillojë të krijohet vetëdija se çfar jemi dhe bashkë me të, do të nisë #procesi i #rimishërimit të #shpirtit të të parëve, duke i ringritur fuqishëm ata, e duke i #rivendosur e rrjeshtuar përsëri shqiptarët, krahas me popujt më me peshë në Gadishullin e tyre Ilirik dhe në Europë, pjesë organike e së cilës ata janë dhe për të cilën kishin dhënë kaq shumë.
Gjet NDOJ