10.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Gjet Ndoj,

“SHQIPËRIA ETNIKE” NUK ËSHTË MË NJË ËNDËRR, POR SË SHPEJTI DO TË BËHET REALITET.

Së pari, duhet të dimë shkurt historinë
e procesit të shkatërrimit te Ilirisë Pellazgjike dhe mbijetesa e kësaj fare-fisi që krijoi Europën, për të kuptuar thelbin dhe nevojën e Qytetërimit Euro-Atlantik për ti dhënë krah e mbështetje çështjes Iliro-Arbnore-Shqiptare si çështje që prek themelet e këtij Qytetërimi Perendimor i cili gjithmonë ka qenë i sfiduar prej “Lindjes”.
Popullsia arbnore-shqiptare, pasardhës të Ilirisë pellazgjike, ndonëse duke banuar brenda trojeve të tyre etnike, sot janë të ndarë në gjashtë shtete:
Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, Greqi e Shqiperi.
#Genocidi i ushtruar ndaj tyre nga shtetet shoviniste perreth si nga: Serbët, Malazezet, Bullgarët, greket e osmanët në krue të herës, eksplodoj pēr dekada e shekuj me radhë spastrim etnik e çvendosje të popullatës arbnore-shqiptare edhe jashtë trojeve të tyre etnike si:
#Në Greqi (arvanitët në More e Atikë) të paktë deri nga shek 14 prej gjenocidit serb deri te Stefan Dushanit;
#NëItali, #Dalmaci dhe ne vende te tjera ne #Europë, nga genocidi osman pergjatë shekujve 15, 16 , 17 e 18 (arbëreshët dhe arbanë- dalmatinët);
#NëTurqi, përgjatë shekullit 20 nga genocidi serb i viteve 1912-1914, 1920, 1945 deri ne vitin 1999 , si dhe nga genocidi grek mbi popullsinë autoktone shqiptare të Epirit në Çamëri në vitet 1914 dhe 1945 e vazhdim;
#NëSHBA, #Europë e kudo gjetiu nëpër botë pergjatë shekujve 20 e 21 për shkak të fushatave të genocit të sipërcituar, ka me mijëra e miliona shqiptarë për shkak të kësaj dhune e shkatërrimi të jetës së tyre në atëdheun e tyre te shenjtë, që zoti ua kishte dhëne atyre në Gadishullin Ilirik.
Kështu që në mbarimin e Epokës “Gjergjkastriotjane”, shqiptarë e goditur rëndë e të marrë peng prej “Lindjes”, nuk arritën kurrë as të formonin shtetin e përbashkët të tyre deri në fillimshekullin e XXI.
A ka parur përpjekje dhe shenja të rithemelimit të një shteti të përbashkët Arbnor-Shqiptar?
Ka patur me tepër ide sesa veprime efektive, pasi nga njëra anë sllavet dhe osmanët e kanë patur fuqinë për ta përqarë çdo iniciativë, ndërsa nga ana tjetër Europa e Amerika e kanë patur të pamjaftueshme fuqinë e dominimit në Ballkan.
Psh :
1-Perpjekjet e Pjetër Bogdanit duke bashkëpunuar edhe me Austriakët në fund të shek XVII, nuk do të mund të krijonte një shtet të pavarur Arbnor nga Perandoria Osmane;
2-Pak më vonë, as përpjekjet e Papa Klementit te XI- Albani me iniciativën e të cilit u mbajt “Kuvendi i Arbërit” ne vitin 1703 në Merçi të Lezhes, ku u vendos ndër të tjera të organizohej nje Kryqëzatë kundër Osmane që do të shtrinte veprimet clirimtare nga Dalmacia ne More (Peloponez), pësoi dështimin e radhë së Arbërve per lirinë e tyre;
3-Përpjekjet dhe idea e Kara Mahmud Pashës pë të krijuar Federatën e Ilirikut, e miratuar në Kuvendin mbarëarbnor ne v. 1783 në Podgoricë përfundoj me vrasjen e Princit rebel të Sulltanit Kara Mahmud Bushati nga sllavo-malazezët ne v 1796 ne BielloPolje;
4-Lidhja Shqiptare e Prizrenit e kontrolluar rreptë nga Osmanët nuk arriti as ajo të krijonte nje shtet të perbashket të shqiptarëve në Ballkan.
5-Pas largimit të Perandorisë Aziatike nga Ballkani, shqiptarët me mbështetjen përcaktuese te Austrisë dhe të Amerikës më vonë krijuan nje shtet të Pavarur Shqiptar, që administronte nje pjese shume të vogel të trojeve etnike shqiptare;
6- Përpjekja e nacionalistëve shqiptarë gjatë Luftës II Botërore provuan të zmadhojnë shtetin e vogel shqiptar duke shkuar drejt Shqipërisë Etnike, por duke deshtuar edhe ketë herë;
7-Pas Rënies së “Murit të Berlinit” (1989, filloj një “Erë e re” per Europën edhe per shqiptarët, epokë e revanshit të Perendimit mbi Lindjen, tek të cilët (shqiptarët) filloi një proces historik i lirisë tyre. Kosova u çlirua dhe u formua si shtet i Pavarur; në Maqedoni shqiptarët fituan të drejtën e shtetformimit, po ashtu ndikimi preku sadopak edhe shqiptarët e Malit të Zi.
Shqipëria u be Antar i Nato-s dhe sado me vështirësi ka filluar procesi i integrimit të saj në Bashkimin Europian.
Kam bindjen se Lufta Rusi -Ukrahinë duke qenë “de facto” Lufta e “Perandorise Perndimit” me “Perandorinë e Lindjes”, kjo e fundit e ka humbjen e sigurtë dhe bashkë me të shkurorëzohet Rusia nga pozitat e një fuqie Perandorake.
Ky realitet i ri gjeopolitik tashme është pothuajse i ardhur dhe bashkë me të po hapet një epokë e re për shqiptarët:
Krijimi i “Shqipërisë Etnike” më afër se kurr në historinë pas osmane.
Rënia e Federatês Ruse nga “Froni Perandorak” përveç çlirimit të shteve nën influencën e tyre në të gjithë Botën, sjell lirinë e munguar prej dekadash e shekujsh edhe në Ballkan.
Populli që vuajti më shumë prej Sllavisë janë shqiptarët, vandalijtë e Gadishullit Tonë.
Në realitet çështja shqiptare sot është një çështje jo thjeshtë e shqiptarëve, por thelbësisht është çështje Perendimore: Amerikane dhe Europiane. Si e tillë zgjidhja e drejtë e kësaj çështje në kushtet e reja gjeopolitike që po shfaqen e duken, janë garanci e madhe e fillimit të një Epoke të re të Shqiptarëve në Ballkanin Perendimor. Bashkimi dhe forcini i rolit të shqiptarëve në Gadishullin e tyre , por dhe në Europën Juglindore është një proces, i cili në kushtet e reja gjeopolitike, shumë shpejt do të jetë proçes i pandalshëm.
Kjo është “Epoka e Shqiptarëve”, që do të thotë triumf i Qytetërimit Perendimor mbi mbi Lindjen, e cila kjo e fundit vazhdon të ketë akoma shenjat e Barbarisë Orientale:
sllave dhe otomaniste.

Gjet Ndoj,

Tiranë me 3 prill 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.