12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Gjet Ndoj

Përfaqësuesja e Vetingut Genta Bunga:
Një maloke më pak në organet e Drejtësisë?
Genta bunga “nuk ka faj” kur thote për Prokuroren Elisabeta Ymeraj “Një maloke
me pak në Drejtësi më mirë!”.
Madje unë do të thoja se është bartëse e një ndjenje rraciste kundër Gegëve Shqiptarë, për shkak te përkatësisë social-kulturore me origjine etnike jo shqiptare, që ka qenë në pushtet që në kohën e Perandorisë Osmane, për fat të keq edhe gjatë gati 70 vjetë të pushtetit Komunist të pasluftës II deri në ditët tona.
#RRËNJA HISTORIKE e këtij termi përçmues për shqiptarët- arbnorë të vendit tonë, erdhi jo nga shiptarët e vendit, por nga kolonët e parë që u vendosën në qytetet arbnore pas boshatisjes së tyre nga genocidi osman i shek. XV-në shek XVII.
Kolonët dhe familjet e tyre osmane (turq, nga Konja, kurdë, persë, arabë, sirianë, egjyptianë etj), morën në administrim këshjella dhe qytete Arbnore mesjetare, si dhe ngritën garnizonet ushtarake të drejtuara e të përbëra prej tyre si psh:
Në Gjirokastër, Artë, Konicë, Libohovë, Tepelenë, Kaninë, Berat, Durres, Kavajë, Klodianë (Peqin), Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë, Shkodër, Shkup, Manastir, Prizren etj.
Kjo pakicë e vogël etnike kolonësh jo shqiptarë, natyrshëm ishin në armiqësi për vdekje me popullsinë autentike shqiptare e cila u larguan prej pushtetit të tyre osman duke i dëbuar përjashtë trojeve të tyre shekullore, ndërsa pjesa më e madhe u detyrua te merrte arratinë në malet arbnore ilirike. Morën malet e tyre për të shpëtuar si si dikur për shkak te genocidit barbar sllav që kishte nisur qindra vite më parë.
Natyrisht kjo masë e vogël kolonësh etnikë, që administronin pushtetin perandorak në vendin tonë, ndonëse u asimiluan (u shqiptarizuan), duke e humur pas 7-8 brezash edhe gjuhën e tyre, nuk e harruan se ishin të ndryshëm dhe se shqiptarët ishin rracë inferiore përballë shtresë së tyre “QYTETARE” “Aristokratike”.
Ka patur gjatë historisë edhe shtresëzime të tjera etnike jo shqiptare ((kujtoni 9 grupe etnokulturore qe jane te njohura nga ligji shqiptar), por që diferenca e tyre etno-kulturore nuk ka përbërë problem në marrdhëniet me shqiptarët etnikë që përfaqësojnë më shumë se 97% të popullsisë shtetit shqiptar.
Një dramë e madhe që përçau shqiptarët së fundmi, qe depërtimi i politikës komuniste, kryesisht në jugun shqiptar, kjo për shkak të rrethanave historike, prej ku buroi dhe lindi pushteti Komunist, i cili dashje ose pa dashje i shërbeu interesave Pansllave dhe jo vendit të tyre.
Nuk e di se kujt prej ketyre shtresezimeve historike etnike i takoni, apo prej kujt e keni marrë këtë “infektim” që mundon edhe shumë të tjerë si ti Genta Bunga. Subkoshienca juaj e ka brenda këtë urrejtje pë “MALIN” që qe aleat shpëtimi i rracës tonë qëndretare të jashtëzakonëshme Arbnore Shqiptare, njëherësh europianiste, por ende inferiore në vendin e saj, në shtëpinë e saj.
Duke ditur se ka shumë të tjerë si ti dhe që përgjithesisht janë përjetësisht në pushtet, znj Genta Bunga të rëndova pak, në kuptimin që ta zura emrin vetëm ty, ndërkohë që ndjejnë e mendojnë ngjashëm si Ti shumë të tjerë!
Gjet Ndoj
Tiranë, me 8 Prill 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.