Sot në Blinisht te Mirditês, per ne #Bukël!
U nisa per ne Blinisht te Mirdites, ku tek Auto_Grili
“Tusha”, u takuam te peste pë te shkuar ne Bukël diku perballë katundit te Blinishtit, rreth 9-10 km ne lindje te tij.
Pasi jaluam lumin Fan kaluam neper lagjen Kullagji, dhe duke shkuar deejt lindjes mberritëm te “Shullani i Buklit”.
Bukli ndodhet në rrugën e Madhe që lidhte nga Vau i Dekës me Vigun -Shén Palin, per te shkuar ne zemer të Arbërisë në Luginën e Matit ( Stelush, Petralbe), aty ku kalonte dhe Rruga e Arbërit.
Ketu gjatë nje hapsire te madhe livadhesh të rrethuar me pyje dushqesh (rreth 350- 400 m mbi nivelin e detit), shiheshin shume grumbullime guresh qe ishin shenja te germimeve arkeologjike te bera nga Instituti i Arkeologjise ne vitet 1970-80. Gjate ekspedititave te arkeologeve , pikerisht këtu nê #Bukël, ishin gjerur materiale (objekte) te shumta e mjaft te larmishme arkeologhike, qe i takon kryesisht mesjetes se hershme e te mesme, “Kulturës Arbanite” e ngjasgme me atë te Komanit etj. Keni mesuar se shumica e ketyre objekteve eshte kaluar ne Muzeun Historik Kombetar te Tiranes, te Mirdites etj.
Por perveç varrezave nuj dijmë te ketë parur germime të tjera, ndinëse ne hasem e pamë shume objekte qe dukeshin mbi toke:
-Kisha e “#MariaMagdalenë”, e cila dukej qarte disa vrafmente muri, si tek pjese e Lteriit por dhe pjese anësore te saj… Në vazhdim në kushtet e mbulimit me ferra e shkurre, dukeshin murane guresh ne një hapsirë të konsiderueshme. Kjo sipas meje ka patur dhe ndertume te tjera perrerh kësaj kishe.
#GuriiKishês ishte rreth 300 m nga kisha dfejt jug-perendimit të saj. Kjo kala natyrore eshte pothuajse e njejte me kepib e Keshtjellës së Stelushit e të Petralbës ne Mat, e Pultit të Spanit ne Dukagjin te Shkodrës etj.
Pyetjet qe shtrohen dhe që kerkojne pergjigje jane:
-A mud te kete shêrbyer si kështjellë Kepi i Kishës?
-Kush kanë qenë objektet ndertimore ne kete hapsire disa hektarëshe ne Bukël?
Ku ishin qendrat e banimit ku siç thonë e siç duket ka patur nje qytezë te madhe?
Pergjigjen mund ta japin arkeologët pas germimeve intensive qe mund te kryejne ketu në Bukël.
Ne diten e sotme pata privilegjin te isha me:
-Lodovik Pjetrin- Drejtues i nje ShRCP ne Lezhe-Mirditë;
-Preng L. Pjetri;
-Ermal Arapi- jurist;
-Ardian Margjini- Biznesmen;
Nga Bukël- Mirditë
Gjet NDOJ
21 qershor 2020