Kaluan vite dhe sisteme
Shume degjova e shume kam pare
Gjurme te thella ne mendjen time
Kurre s’kane per t’m’u ndare.
Pashe lisa e shuuuumeee peme
Me shume e shume kokrra
I prene sa munden,i prene ,
Rrenjet s’u thane ne kto vatra.
E keto peme te ujitur
Me uje bjeshke si kristal
Cdo filiz eshte harlisur
Si ne fushe edhe mal.
Pashe dhe vrojtova
Dhe bime e peme te TJERA
Bashke me ta dhe une jetova
Balle per balle me ca hiena.
M’pat thane Tata dikur me mend
Kujdes,biro ,se je i ri
Kur te jeshe ne cdo vend,
Sopata te pret e kosa te gri.
“””””””””””””””””””””””””
Me gjithese nuk shitem,
As nuk blehem,
Une jam skllav gjithe diten.
Jam skllav i te drejtes,
Jam i beses dhe i t ‘vertetes.
Absolud jam i eger,
Nuk jam ujk ,as nuk jam dhelper,
Por kam qene e jam i urte,
Sjelle jam urte e bute .
Neqoftese jam ndonjehere terbuar,
Dicka n’shpirte me ka lenduar.
Kush te doje te jete me emer ,
Te flase drejt e te rrije shtrember!
GJKD 15.12.2020
“”””””””””””””””””””
Vaj medet e vaj halli
Cfare ka heq e po heq shqiptari
Ne cdo kohe e ne cdo rend
Nuk Ka ngjare si n’kete vend
Nuk ka ngjare si n’ Shqipni
Me e ba vendin shkrum e hi
Me ba vendin zi ma zi
Per inate te njani tjetrit
Dite per dite tue i ra vedit
Kush eshte burre e atdhetare
President ,apo kryetare
Qofte dhe burre i pa shtet
Mos te heshtin ish president
Le te mblidhen kreret ne kete vend
E t vendosin kush Ka te drejte
Le t vendosin kush don me djeg
Kush don me djeg e me shkretu
Qofte marru ,qofte i mallku !
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
Nje shkemb i teri vendi im
Permbi shkemb flamur flakrim
ngjyra e kuqe n flamur valvon
Ne Mes flamurit Shqipja fluturon
Si qe mire ,si qe me Halle
Kenga pas krahut hodhi valle
S,u kerrus e s’u ligeshtu
Porsi malet Ka qendru
Burra me za i ka dhuru
Skenderbeun trim mbi trima
Ismail Qemala e Isa Boletina
Fan Nola e Bajram Curra
Qemal Stafa e Vojo Kusha
S,i trembi topi ,as s’i trembi pushka.
Mic Sokol e Vojo Kush
Kete shkemb s’è mposhti askush.
Gjithe ky shkemb buze Adriatikut
Balli u beri lloj,lloj armikut
Armiqve me maqineri te rande
Nga Vermoshi ne Sarande
Nga Tirana e Gjakova
Mitrovica e gjithe Kosova
Gjithe shqiptaret Mic Sokola.
Pas njeqind vjetesh u beme me dy flete
Fat i madh shkembin Ka gjet
Kosova trime me UCEKETE
U be me i riu shtet
Me te drejta nderkombetare
Shpejt Shqiperia do jete e Madhe!
Mirnjohje per Kosoven petrita
Falenderim te thelle Ka Amerika
Amerika e Klintoni
I thane botes,Serbise mbare
Shqiperise s’i beni dot balle.
Shqiperine mos ma ngacmoni ,
Nese gjalle doni te rroni !