22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Gjin Kole Dodaj

Nuk e di ,m’ka kap nje Mall

Qe s’po mundem me i bere ball

N’brendesi kam nje boshllek

Trupin tim shume po’ ma tret.

A eshte mosha,apo largesia ,
Qe m permallohen mend e mia,
A eshte vendlindja e shtepia
Shume po m ‘pervlon vetmia.
M mungon shume e imja voter,
Malli po m djeg per te vetmen moter,
Kam pese muaj pa e pa me sy ,
M mungon PAULA ,qe e kam Flori.
Mall kam per djalin Pjerin
Per Entilianin shpirtin tim
E kam nip e djale Zotni
Nje nuse te mire me ia pa ne gji.
BUKURIEN e kam ktu prane
Si BUKURIEN s’è ben asnje nane
Per Vjollcen e Pjerinit n’Itali
Lindita Rramanin flori shkuar Flori.
Liza e dashur,femija i pare,
Eglantinen ,qe s’ka te share,
Shqiponjen e lashe per me ne fund
Nuk e gjen si Shqiponjen kerkund.
Mall kam per shoket n’Rreshen,
Per BAB GJETEN kushrenin tem
M’mungon Prenga hokatare,
Ndrec Dodaj moshatare.
Mhilli i Lal Simes ,qe e dua fort
ju betohem n’te madhin zot
M’mungon kulla,ara e vreshti
Lek Simoni e Pjeter Lleshi.
E sa shume kam qe i dua
malli fort m’ka mberthyer mua,
Per Franin e kushririn Ndua,
Malli vershon per te gjithe si prrua.
M’mungojne nipa e mbesa plot ,
Te gjithe i ruajt i madhi zot,
Jane shume emra me i permen,
Andonio Radaci sternipi em .
M,mungojne miq e mikesha,
Nikoll Rramanin prane e desha ,
Kole Pepkolen Mik te rralle
Per Kolen kam shume Mall.

GJKD Itali 26.1.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.