17.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Gjin Musa, gazetar

 

Sot Laçi i Kurbinit i madhe dhe i vogel jane ne pritje te mysafireve qe vine nga mbare trojet Shqiptare.
Sonte ne Laçe vine nga mbare Europa, Amerika dhe Australia, vijne njerëz me besimin tek mrekullit e Shejtit SHNANUE

Kush është Shna Ndou (Shën Antoni)?Peligrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, policia merr masa – A2 CNN

Shna Ndou lindi me 15 gusht të 1195 në Portugali. Në moshën 15 vjeçare u bë pjesë e Urdhërit Agostinian dhe në moshën 25-vjeçare u bë Françeskan. Në vitin 1946 Padre Pio e ka renditur Shën Antonin mes doktorëve të kishës katolike dhe i ka dhënë titullin Doktor Evangjelik. Bazilika më e madhe e Padovës i është përkushtuar Shën Antonit. Festa e tij është më datë 13 qershor, si në Padova dhe në Laç. Shën Antoni vdiq më 13 Qershor të vitit 1235 në Arqela të Padovës.

Çfarë është nata e 12 qershorit?Foto/ Me mijëra kalojnë natën tek Kisha e Laçit - Opinion.al
Nata Shna Ndout është me 12 qershor ku mijëra besimtarë presin që të vijë data 13 që është dita e Shna Ndout. Në këtë natë të madhe mblidhen njerëz nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga shtetet fqinje.

Të gjithë besimtarë që shkojnë në shenjtoren e Kishës së Laçit besojnë në mrekullitë e këtij Shenjti dhe përshpirtshmërinë e madhe ndërmjetësuese në mrekulli, shërim, mbarësi dhe plotësi të Shna Ndout të Padovës. Kisha e Shna Ndout në Sebaste të Laçit është bërë vendi i bashkimit të besimtarëve të të gjithë besimeve si shenjë e tolerancës dhe harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri. Kjo kishë për të gjithë pelegrinët është kthyer në burim besimi, shprese, dashurie dhe optimizmi.kisha e lacit, ALbania | Immagini

 

Kisha e Laçit eshte qendra fetare qe ka bere mrekulli,atu kane shkue njerz te verber dhe jane kethyer me shikim te rregullt, me sëmundje nga ma te ndryshmet, dora dhe bekimi i Shna Nout ka bere mrekulli te pa numerta.
Kisha dhe permendorja e Shejtit Shna Nue ngrihen mbi nji koder, mbi qytetin e Laçit.

Vitet e fundit vete kisha dhe kontributi i bashkis se Laçit e kane lehtesuar udhtimin nga qendra e Laçit drejte kishes se Shna Nout.
Komisiaraiati i Policisë se Laçit tashme eshte ne gadishmeri te plote, pasi numeri i pelegrinve parashikohet te jete i jashtezakonshem sonte.
Sonte ne kete vende te shqjte mblidhen te gjitha besimet fatare, mblidhet politika, te gjithe s’bashku te perkushtuar ne bekimin e Shejtit Shna Nue.

Familjet Laçiane presin miqe dhe bija, nipa dhe mbesa nga çdo cep i Shqiperisë, qe vine te luten perpara trupores se SHNA NOUT.
Nata sonte ka mbi ate koder siper qytetit te Laçit mijra e mijra pelegrin.
Shterngime duareshe, ndezje qirishe, puthje te pa funta ne Truporen e Shna Nout, duke ju luter me lot madhengjimi per paqe e harmoni, te gjithe duke uruar: Te nimofte nata e Shnanout, dhe e nesermja i percjedhe pelegrinet me optimiste per te ardhmen, besimi ne Shejtin Shna Nue eshte i gjithe pushtetshem.

Urimi i zemres eshte: Ju nimofte nata dhe dita e Shna Nout

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.