TË JESH APO TË MOS JESH NË MESIN E MIQVE, DASHAMIRËVE TË RESPEKTUAR.
Shqipëri, 1 mars 2021 Përse zoti Administrator? Po pse? Përse i duhet kjo ndalesë z. administrator? Atë e di ai. Ka, ndoshta, një dhëmbë kunder nesh. Një duf për “hakmarrje”. Një… s’di ç’të them. Ai ndoshta që do të na përbaltë ne. Të na rrëzojë, të të na “vrasë” moralisht… për të mos thënë turpërisht… Natyrisht që ashtu do. Megjithatë… JO! Agjitacion e propaganda kundër dy publicistëve nëpërmjet letrave e raporteve anonime, armiqtë e kombit shqiptar kanë zhvilluar veprimtari mjaft tendencioze e shpifëse ndaj dy intelektualëve e publicistëve gjakovarë. Po ju drejtohem me një letër. Jam shkrimtar dhe publicist. Ju shkruaj për një çështje që është kryekëput kombëtare, bile akoma më shumë i kalon kufijtë e çështjes kombëtare dhe tani vetëm ju jeni njeriu që do ta zgjidhni përfundimisht e me drejtësi lirimin nga burgu i facebookut të dy publicistëve gjakovarë. Zonja dhe zotërinj, – Ndjenja habie dhe hutimi më përzien teksa shoh publicistët, shokët e mi të ndaluar, të burgosur, të bllokuar nga administratorët e FB-ut. Disa apo shumë fije na çojnë deri tek administratorët e FB-ut dhe albanofobëve. Pa dyshim ia detyroj këtë letër FB-ut – faktit që emri im është i lidhur me temën – burgosja e fjalës së lirë e, si rrjedhim, për Afrim CAKËN dhe Fahri XHARRËN kam qëllim t’ju shkruaj. Do të përpiqem t’ju paraqes, sa më përmbledhtas të jetë e mundur, një mendim, një kritkë të kësaj metode të vjetër e të re – ekzaminimi të albanofobisë. Është nder dhe meritë e imja t’ju sjell në mendje të gjithë albanofobëve. “Afrimi dhe Fahriu të denoncuar” që përfaqësojnë, në kontekstin aktual të debatit historik në Dardani, edhe një gjë tjetër, përfaqësojnë një kulturë të re të trajtimit të së shkuarës dhe të ardhmes nëpërmjet shkrimeve dhe librave. Interpretimet, kontekstet, nuancat, ngjyresat janë të lira për këdo. Kampi i albanofobëve të shkatërrohet duke filluar nga atdhetarët, nacionalistët, të cilët ua çorrën maskën albanofobëve dhe antishqiptarëve. Dy publicistët kanë shumë merita, sepse kanë shkruar, kanë folur dhe kanë vepruar sikur të jetonin në tejkohë, sikur ta dinin që e nesërmja do t’i çmonte si të frytshme punën e tyre. Zotërimi i dijes dhe erudicioni i tyre nuk do të thotë se janë kundër një populli tjetër apo një komuniteti fetar. Ndoshta i kanë zili shumë albanofobë e fundamentalistë radikalë të ditëve tona, është rasti të vëmë në vend shumëçka, shumëçka prej asaj që është kundërshtuar, asaj balte që është hedhur këto vite ndaj publicistëve dhe kombit shqiptar, të asaj llogoreje që kanë ndërtuar kundër Afrim Cakës dhe Fahri Xharrës për lidhjet e tyre me historinë dhe kulturën shqiptare. Të dish, do të thotë të depërtojmë nga sipërfaqja e dukurisë deri në rrënjët e saj dhe, si rrjedhojë, deri të shkaqet; të dish – do të thotë “ta shohësh” realitetin tonë historik e kulturor si të tillë, të thjeshtë e të pambuluar, ashtu siç ai është, pa kurrfarë zbukurimi. Të dish nuk do të thotë të zotërojmë të vërtetën; kjo do të thotë të depërtosh përtej sipërfaqes së dukurive dhe, duke e ruajtur pozicionin kritik, të synosh aktivisht për t’iu afruar gjithnjë e më shumë së vërtetës sonë historike. Në pamundësi t’ju themi gojarisht disa mendime të mia, albanofobëve dhe administratorëve të FB-ës për këta dy publicistë, intelektualë dhe çka po pret gjithë kombi shqiptar prej tyre, më lejoni z. administrator i facebookut t’ju drejtohem me këtë letër të shkurtër. Një shqetësim i ditëve të fundit u bë nxitje për këtë letër, sidomos bllokimi ose burgosja e publicistëve Afrimit dhe Fahriut. Me sa duket, strategjia e armiqve të kombit janë bazuar, pikërisht, në këtë kurth: t’i bëjë shqiptarët bashkëfajtorë, madje edhe fajtorë dhe vetë të dalin të shpërlarë. Ndoshta kjo mënyrë ndalimi nga ana e “juaj” për të mos i lejuar që t’i shprehin mendimet në profilet tyre nxit te lëxuesit mendime dhe reflektime të shumta. Mënyra e shkrimeve të tyre ka si premisa të veta pavarësinë, lirinë dhe praninë e arsyes kritike. Thelbi i cenimit nga ana e administatorëve ishte mosdëshmimi i albanofobisë si nga ana Juaj fetare e politike. Mendoj se kjo është e mjaftueshme për të kuptuar, se kurrsesi (Administori i Faebookut) nuk duhet të bjerë në këtë grackë.