5.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Gjin Musa,Kush eshte kangetarja “Kristina Ndoja?

Kenga popullore dhe ajo folklorike tashma jane pjese e jetes s’perditsheme,konkurenca ne tregun muzikore sa vjen dhe rritet.

Interpertimi dhe eleganca artistike e kane bere te njohur tashma kangetaren “Kristina Ndoja”,ajo ka kenduar ne skenat shqiptare dhe jashte kufive shtetror.

PO KUSHE ESHTE KRISTINA NDOJA?

 

  •  Kristina Ndoj, ka lindur ne Shkoze te rrethit Puke me 11/04/1973. Kam perfunduar studimet e larta ne Univeristetin Luigj Gurakuqi ne Shkoder, dega “Cikel I ulet”. Punoj mesuese prej vitesh ne arsimin fillor.

  • Pasioni im per muziken ka lindur qe ne femijeri. Gjithmone kam marre pjese ne aktivitete kultuore dhe artistike te zones. Per shkak te angazhimeve te tjera si profesioni dhe familja, ky pasion ngeli I menjanuar per shume kohe deri ne vitet e fundit kur vendosa te ve ne jete pasionin tim per muziken. Prandaj u angazhova per pak kohe me grupin e Mirdites dhe grupin “Gurra e Kurbinit”. Kam marre pjese ne disa festivale rajonale, si Festivali I Tuzit, Festivali I Gjakoves, Festivali I Rapsodise I Skenderajt, Festivali I Pervitshem ne Burrel, ne Klos, ne Diber, ne Tropoje, Sofra Pukjane 2019, si dhe shume aktivitete ne qendren kulturore “Jehona Shqiptare”, gjithashtu kam qene pjesemarrese ne koncerte te ndryshme festive ne qytete te ndryshme si ne Kruje, Berat, Fushe – Kruje, Lezhe, Tirane, ne 111 vjetorin e Kongresit te Manastirit “Bilbili I Prespes 2019”; “Open Cinema” ne shume qytete te Shqiperise si Belsh, Kucove, Kukes, Puke, Kruje, etj.

  • Eshte e vertete, une kendoj solo, edhe ne grup. Te dyja rastet kane te bukuren dhe emocione e tyre qe me lumturojne dhe me bejne te punoj me shume. Nuk mundem ti vecoj nga njera – tjetra sepse te dyja me dhurojne ndjesi te vecanta.

  • Une kam kenduar kenge patriotike, popullore dhe lirike por kenget lirike jane ato qe me pelqejne dhe me frymezojne me shume per shkak se sjellin hare, gezim, atmosphere. Aktualisht jam ne perfundimin e nje kenge patriotike qe do e sjellim se shpejti te degjuesit.

  • Disa nga kenget e mia jane “100 vjet flamur e shqipe’, “Legjenda e nuses se Kurbinit”, “Ti je diell”, “ Puthja Jote”, “ Vallja e dashurise”,si dhe kam kenduar kolazhe te ndryshme dhe kenge te trevave ne festival lokale. Kam arritur disa suksese per te cilet jam e lumtur si “Vokali me I ri” ne Blue Sky; vendi I trete ne festivalin e pervitshem “Qamilli I Vogel” ne Gjakove ku gjithashtu kam prezantuar dy netet e festivalit; si dhe cmime te tjera mirenjohjeje ne festivale te ndryshme.

  • Edhe une ndihem e nderuar kur arrij te kem bashkepunime te mira, sidomos me revisten tuaj, e cila gjithmone ka promovuar artiste dhe studiues te rendesishem qe kane dhene kontribute te medha ne fusha te ndryshme. Uroj qe revista juaj te vazhdoje me promovime kaq te suksesshme dhe te arrije tek te gjithe shqiptaret ne te gjithe boten.

  • Artistes i urojme vetem sukses ne karjeren e saje brilante.

  • Gjin Musa

  • Gazetar

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.