20 SHKURTI I VITIT 1991,
NJË DATË E SHËMTUAR
NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR!

Në historinë e një populli e të një vendi ka ditë të bardha, të cilat lidhen me festat nacionale, me betejat e fitoret ushtarake, me arritjet në shkencë, ekonomi, kulturë apo sektorë të tjerë që i përkasin gjithë shoqërisë; ashtu siç ka edhe ditë të zeza, si fatkeqësitë natyrore e njerëzore, luftrat grabitqare, invadimet e pushtimet e huaja etj.
20 Shkurti i vitit 1991 ishte dhe do të mbetet një datë e shëmtuar në historinë tonë kombëtare. Në atë datë, u shemb shtatorja e Shqiptarit më të madh të të gjitha kohërave, Enver Hoxha. Dhe jo vetëm kaq: Shembja e shtatores së Enver Hoxhës, shënon dhe shembjen e Shqipërisë.
Pse ndodhi kjo?

Shqipëria Socialiste, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, me shembullin e saj, i tregoj botës se, edhe një popull e një vend i vogël mund të jetojë, të zhvillohet e të mbrohet nga dallgët e egra të superfuqive që e kanë bazuar zhvillimin e tyre në ekspansion, kolonizim e pushtim të vendeve të tjera. Shembulli i Shqipërisë së Enver Hoxhës për botën, ishte identik me shembullin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, mbrojtësit të Arbërisë, por edhe mbrojtësit të qytetërimit europian.
Ky shembull, që rrezatonte në kohë dhe hapësirë, duhej shkatërruar, duhej zhdukur nga memoria e njerëzimit. Aq më tepër kur Shqipëria gjendej në kryqëzimin e rrugëve gjeostrategjike të fuqive dhe superfuqive të botës.
Por që të binte Shqipëria Socialiste, duhej të shembej simboli i saj. Dhe ky simbol, ishte Enver Hoxha, Rilindasi më i madh i kombit shqiptar.
Historinë e bëjnë masat, individët lozin rol të veçantë, – na mëson përvoja e shoqërisë njerëzore. Por roli i Enver Hoxhës në LANÇ dhe të Ndërtimin e Shqipërisë së Re, dy epokat e lavdishme që shënojnë një periudhë 50 vjeçare të historisë së popullit shqiptar, ka qenë dhe mbetet vigan. Enver Hoxha përmblidhte në një njeri të vetëm, virtytet më të larta e më të arrira të shqiptarit, dhe ishte njëherësh edhe realizuesi më i shkëlqyer i aspiratave të popullit të tij.
Kjo ishte arsyeja që turmat e manipuluara nga reaksioni antishqiptar, u lëshuan mbi shtatoren e bronxtë të Enver Hoxhës, me mendimin se duke e shembur atë, do të shembnin edhe Shqipërinë. Dhe ja arritën qëllimit. Rezultatet e kësaj shembje dhe këtij shkatërrimi, sot pas tri dekadash të sistemit të vetqujtur “demokratik”, duken sheshit; shkatërrime që asnjë pushtures nuk ka mundur t’i realizojë mbi vendin tonë.
Kush e realizoi shembjen e shtatores dhe të Shqipërisë?
Shembja e shtatores së Enver Hoxhës dhe në vijim edhe shembja e shkatërrimi i Shqipërisë, nuk u bë nga veprimet spontane të qytetarëve. Shkatërruesit e shtatores dhe të Shqipërisë, ishin skuadronet e zeza, si skuadronet naziste të viteve tridhjetë, veçse kësaj here të udhëhequra nga Sali Berisha, e të dirigjuara nga ambasadori amerikan Rajerson. Në këto skuadrone naziskine, ishin përfshirë burgaxhinjtë ordinerë apo politikë, pinjollët e ish bejlerëve, ballistëve, dhe kolaboracionistëve të kohës së luftës, dhe mercenarë nga shtresa e lumpenëve, që i ngjitet prapa çdo lëvizjeje për dy cent pije apo qofte pazari.
Pas vdekjes së Enver Hoxhës, klika e brendshme tradhëtare, në bashkëpunim me armiqtë e përhershëm të vendit tonë, i shtuan kontigjentet e tyre të krimit e të shkatërrimit, kontigjente të cilat u përdorën për shkatërrimin e sistemit socialist, dhe si shpërblim, autorëve u dhanë mundësinë e refugjatit nëpër botë, në kërkim të dështuar të “eldorados”.
Roli i Ramiz Alisë në shembjen e Shtatores dhe të gjithë Shqipërisë:
Mbas vdekjes së Enver Hoxhës, tradhëtarët brenda nesh, në bashkëpunim me armiqtë e jashtëm të vendit tonë, për rreth 5-6 vjet, arritën ta shembnin kalanë shqiptare. Kjo ndodhi sepse kryetradhëtari ishte në krye të piramidës së Partisë dhe të Shtetit. Kur ishte gjallë, Enver Hoxha godiste pa mëshirë me grushtin e tij të fuqishëm, çdo shkarje e dredhi në rrugën e Socializmit e të Komunizmit. Por fatkeqësisht, në goditjen e fundit, poshtë bërrylit të tij mbetën edhe të pandëshkuar. Midis tyre dhe më kryesori, ishte Ramizi, i cili do ta zëvendësonte atë për t’i bërë shumë shpejt gjëmën popullit dhe vendit.
Të gjithë bashkëkohësit e dinë fort mirë, se Enver Hoxha kundërshtonte çdo tentativë të dukshme për rritjen e kultit të tij. Arkitektët e kohës, që besoj se ka edhe që rrojnë, e dinë fort mirë se, Enver hoxha kundërshtoi vendosjen e portretit të tij në basoreliefin e Monumentit të Lirisë, që parashikohej të vihej në sheshin Skëndërbej, pikërisht në vendin ku pas vdekjes së tij u vendos shtatorja e madhe.
Kur pas vdekjes së Udhëheqësit u ngrit shtatorja e tij e madhe, pati nga qytetarët dhe pyetje e dilema të tilla: “Ç’ishte e nevojshme për shtatore kaq të madhe?” . . . “Komandanti la vepra që nuk ka shtatore t’i nxërë”! etj. . . Por pyetjet dhe dilemat qytetare, nuk e dinin se kjo punë ishte marifet i “Judës”, i cili ndërsa ngrinte shtatoren madhoshe, planifikonte edhe shembjen e saj. Me porosi të Judës – Ramiz, shtatorja nuk ishte fiksuar si çdo shtatore kësisoj, por mbërthyer me bullona të heqshme, çka u vertetua ditën e shembjes së saj nga mercenarët. Ne qytetarët e thjeshtë nuk i pamë kur u vunë bollonat, sepse “Juda” i mbuloi me pllaka të bukura e larushe . . .
Poeti komunist, Hysni Milloshi, në poemën madhore “ATDHEU”, botuar në vitin 1987, midis të tjerave shkruan:
“Atdhe, ruhu, demagogët perin e zi ta tjerrin hollë,
Në çdo sofër me Heronj, do të ketë edhe tradhëtorë”!
Pikërisht kjo tradhëti e shembi shtatoren e Enverit. Po kjo tradhëti shembi edhe Shqipërinë dhe vijon ta shkatërrojë gjer në themel.
. . .
Megjithatë, edhe tradhëtia dikur do të dështojë, do të përfundojë në “perandorinë e Hadit”. Se nuk mund të ndodhë ndryshe. Enver Hoxha dhe vepra e tij e pavdekshme do të rrojë në jetë të jetëve. Populli qysh tani po e kërkon Enver Hoxhën. Dhe nuk do të vonojë dita kur populli do ta rilindë Enverin, Udhëheqësin e tij të madh, dhe me flamurin e idealeve të tij komuniste e partizane, do ta ribëjë Shqipërinë.
—————————————————–
Shkruar nga Sefer Shyti
Kaçabashi i katundit
Dikur moti në një fshat kishte shumë telashe dhe askush nuk dëshironte të bëhej prijës i fshatit. U mblodhën më të menqurit e fshatit dhe thanë po e bëjmë prijës Hasanin, një djalosh shumë problematik.
E bindën disi Hasanin, por ai kishte një kusht: ”do bëhem i parë i fshatit nëse pranoni që kushdo që vdes mos me varrosë pa praninë time?!”, meqë nuk kishin zgjidhje tjetër u pajtuan dhe ashtu u vendos.
– Nuk varrosej kush pa praninë e Hasanit.
– Ndodhte që e prisnin nga dy-tri ditë që të kryenin ceremoninë e varrimit të personave derisa vinte Hasani nga “angazhimet” që kishte. Por, Hasani kishte një shprehi të çuditshme që i bënte kurioz gjithë rrethinën. Ai u fliste kufomave në vesh, u murmuriste diçka dhe pastaj u thoshte: ”tash mund ta vorrosni.”.
– Dikur i bënë presion që t’u tregonte se çfarë u murmuriste kufomave në vesh.
– Dikur, Hasani u tregoi:
”Po u them të ndjerëve, tregonu atyre atje se në çfarë derexheje ka ra katundi ynë, haj medet e haj, Hasani është bërë Kaçabash i katundit.”