KONFLIKTI RUSI – UKRAINË
nga një burim tjetër informacioni
PARTIA KOMUNISTE E PUNËTORE (Bolshevike) E RUSISË
Për konfliktin Rusi-Ukrainë
Konflikti i armatosur Rusi – Ukrainë, është një luftë midis ish pjesëve të Bashkimit Sovjetik: midis Ukrainës, mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, si dhe Republikave Popullore të Luhanskut dhe Donetskut (LPR dhe DPR), të mbështetur nga Rusia, të cilat ishin shkëputur nga Ukraina (bazuar në referendumin e prillit 2014).
Me shkatërrimin e BRSS, borgjezia kombëtare u shfaq në hapësirën post-sovjetike, duke kërkuar të konsolidojë pozicionin e saj. Për këtë qëllim, ajo filloi të krijojë një histori të re me heronj të vjetër. Pasuesit e Stepan Bandera, formacionet e të cilit luftuan në anën e nazistëve gjatë kohës së Luftës së Madhe Patriotike (1941 – 1945), u zgjodhën si heronj të rinj të Ukrainës. Me veprimet e këtyre “heronjëve” dhe pasuesve të tyre “Banderas”, u synua të ndalohej përdorimi i gjuhës amtare në dy rajonet me popullsi ruse, si dhe u shembën statujat e Leninit.
Si rezultat i këtyre veprimeve, popullsia e këtyre rajoneve u ngrit në tubime e në protesta, të cilat definuan me krijimin e grupeve vullnetare, të cilat u armatosën me gjithçka mundën, për të mbrojtur qytetet dhe banorët nga grupet e armatosura të “nacionalistëve – banderovitëve”(ndëshkuesve), që vinin nga qytetet e tjera të Ukrainës.
Zhvillimet e mëtejshme çuan në krijimin e njësive të mëdha vullnetarësh (milici), të udhëhequr nga komandantët e popullit. Pa pjesëmarrjen e Partisë Komuniste të Ukrainës (CPU), një batalion komunist u formua në Donbas. Një lëvizje guerile filloi në disa rajone të Ukrainës. Në thelb po fillonte një kryengritje proletare. Në mungesë të lidershipit partiak (Partisë Komuniste), komunistët u detyruan të vepronin individualisht
Rritja e numrit të vullnetarëve dhe rritja e përvojës së tyre luftarake, çoi në demoralizimin e trupave fashiste ukrainase dhe tërheqja masive e tyre. Ushtria proletare e Donbasit shkoi në ofensivë dhe ishte gati të marshonte kundër kryeqytetit, Kiev.
Kjo gjendje e punëve nuk mund t’i përshtatej borgjezisë në Rusi dhe në Ukrainë, por vetëm SHBA dhe BE, ndaj nën presionin rus, ofensiva u ndal. Rusia nënshkroi marrëveshjen e Minskut në vitin 2015, e cila nuk u zbatuan nga Ukraina.
Trupat e vullnetarëve të Donbasit kaluan në mbrojtje. Granatimet ishin thuajse të përditshme nga fashistët ukrainas. Donbas u zhyt në një gjendje lufte për tetë vite me radhë (2015 – 2022). Nga ana tjetër, njësi të reja nacionaliste u formuan në Ukrainë vitet e fundit, të shoqëruara me dërgesat në rritje të armëve nga Anglia, BE dhe SHBA.
Situata në këto rajone lindore të Ukrainës u bë e ngjashme me vitet 1930 në Gjermani, pas ardhjes në pushtet të Hitlerit. Në vitin 1930 imperialistët përgatisnin Gjermaninë për luftë kundër BRSS, ndërsa sot po përgatisin Ukrainën nacionaliste për luftë kundër Rusisë.
Si rezultat i kësaj situate, qytetarët e rajoneve të Donetskut e të Luhanskut, nisën të marrin në masë nënshtetësëinë ruse (rreth 1 milion njerëz morën nënshtetësinë ruse). Përballë kësaj situate, Rusia u gjend përpara dilemës: braktisjen e qytetarëve rusë që jetonin në teritorin e RPD e RPL, ose marrjen e masave për mbrojtjen e tyre.
Njohja e LPR dhe DPR si shtete të pavarura nga Rusia dhe përfundimi i marrëveshjeve të ndihmës së ndërsjellë me ta, mundësoi një zgjidhje paqësore të problemit. Por, për fat të keq, kjo mundësi zgjidhje çoi në luftë.
Parti Punëtore Komuniste (Bolshevike) e Rusisë, ka bindjen se kjo luftë midis kapitalistëve, ka objektiv rindarjen e zonave të influencës. Nga njëra anë, imperializmi rus po kërkon të rimarrë një pjesë të teritorit që ishte pjesë e shtetit rus, dhe nga ana tjetër, imperialistët e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE, po bëjnë luftë “me duart e proletariatit të Ukrainës”, për ta futur Ukrainën brenda Bashkimit Europian dhe NATO-s, duke krijuar kështu kushte për copëtimin e mëtejshëm të Rusisë.
Por si çdo luftë borgjeze, edhe kjo luftë i vë armët në duart e proletariatit të Donbasit dhe gjithë Ukrainës, duke i dhënë atij mundësi reale që së bashku me proletariatin e vendeve të tjera, të realizojë revolucuionin proletar në shkallë botërore.
PROLETARË TË TË GJITHA VENDEVE DHE POPUJVE TË SHTYPUR BASHKOHUNI !
Komiteti Qendror i Partisë Punëtore Komuniste Ruse (pjesë e CPSU)