PAK HISTORI:

78 vjet më parë, dhe pikërisht me 30 korrik të vitit 1943, në Vorfë të Malësisë së madhe, u krijua Batalini Partizan “Përlat Rexhepi”, i pari formacion i organizuar i Ushtrisë Partizane nacional Çlirimtare në Qarkun e Shkodrës. Batalioni partizan “Përlat Rexhepi” u ngrit mbi bazën e tri çetave partizane të zonës. Një muaj më pas, batalioni do të përuronte me sukses luftën e tij të organizuar, në betejën e Reçit të Malësisë madhe, ku së bashku me vullnetarë nga popullsia e zonës, do të dërmonin repartet ushtarake të pushtuesit italian në këtë zonë. Në tetor 1943 një pjesë e Batalionit kaloi në Plavë e Guci, ndësa pjesa tjetër, që mbeti në Rrethinat e Shkodrës, në nëntor 1943 i dha goditje të forta forcave armike në rrugën Shkodër – Koplik, si dhe zhvillioui luftime të ashpra me forcat gjemane e mercenare, që sulmuan fshatin Vorfë, bazën e batalionit. Së bashku me Batalionin e dytë Partizan të Shkodrës, Batalioni Partizan “Përlat Rexhepi”, u rreshtuan në Grupin Partizan të Shkodrës, ku në përbërje të Divizionit të II S të UNÇSH mori pjesë në çlirimin e Shkodrës. Pas çlirimit të Shkodrës, dhe gjithë Shqipërisë, në përbërje të formacioneve partizane, Batalioni “Përlat Rexhepi”, vijoi luftën për çlirimin e tokave shqiptare në Jugosllavi, deri në Vishegrad.

. . .
Në përkujtim të kësaj ngjarje historike, në fshatin Vorfë, ku është ngritur memoriali kushtuar ditës së formimit të Batalionit Partizan “Përlat Rexhepi”, në datën 30 korrik 2021, u organizua një manifestim përkujtimor. Merrnin pjesë përfaqësues të Komitetit të Veteranëve dhe Organizatës së familjeve të Dëshmorëve të Shkodrës e të Malësisë së Madhe, si dhe qytetarë nga zona. Takimin përkujtimor e hapi Kryetari i Organizatës së familjeve të Dëshmorëve të Malësisë së madhe. Pastaj përshëndetën të pranishmit Kryetari i Veteranëve të Shkodrës dhe ai i Malësisë së Madhe, përfaqësues të pushtetit vendor dhe si dhe përfaqësues të Partive politike.

. . .
Në emër të Partisë Komuniste të Shqipërisë, përshëndeta unë, ku midis të tjerave thashë se: Krijimi dhe organizimi i Batalionit Partizan “Përlat Rexhepi”, vetëm një muaj mbas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, shënon një event të rëndësishëm për organizimin dhe zhvillimin me sukses të LANÇ në Qarkun e Shkodrës. Batalioni Partizan i formuar në Vorfë të Malësisë së Madhe në 30 korrik 1943, do të pagëzohej me emrin e Heroit të popullit Përlat Rexhepi, njërit prej “Tre Heronjëve” të Shkodrës të qershorit të vitit 1942, për të cilin, shkodrani Kol Jakova do të këndonte me vargje:

Në vijim theksova se, “Historia e kombit tonë mbështetet fuqishëm mbi tri kollona të fuqishme: Epoka e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Shpallja e Pavarësisë në vitin 1912 nga Patrioti Ismail Qemali me shokë, dhe Epoka e Lavdishme e LANÇ dhe e Socializmit, të udhëhequra nga Shqiptari i Madh, Enver Hoxha.
Lufta e UÇK-së dhe popullit shqiptar të Kosovës, do të shënonte “kollonën” e katërt, ku mbahet Kombi ynë. Por armiqtë e përhershëm të Shqipërisë, në bashkëpunim me mercenarët e brendshëm, Luftën e UÇK-, duan ta përdhosin e nxjerrin nga skena, ashtu siç po mundohen të zvogëlojnë, errësojnë e mundësisht të eleminojnë Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar.
Mdaj mesazhi që marrim, kur bëjmë homazhe pranë simboleve, vendgjarjeve dhe memorialeve të LANÇ e Dëshmorëve të saj, në tharret të ruajmë si sytë e ballit, si gjënë më të çmuar, veprën heroike dhe sakrificat e Luftëtarëve të LANÇ, të UÇK-së dhe të Heronjëve e Dëshmorëve të tyre.
LAVDI PARTIZANËVE TË BATALIONIT “PËRLAT REXHEPI”!
LAVDI LUFTËS ANTIFASHIETE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR!
LAVDI UÇK-së – USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!
LAVDI HERONJVE DHE DËSHMORËVE TË KOMBIT!
——————————————–