LOJA ME “GËRDECIN”!

13 vjet e gjashtë muaj u mbushën nga dita e shpërthimit të “bombës atomike” të Gërdecit, një kopje e shëmtuar e bombës atomike të Hiroshimës. Gjatë këtyre 13 viteve, më e pakta, 13 herë në vit, Gërdeci ynë është marrë nëpër gojë nga ploitikanët, pushtetarët, gjyqtarët e qytetarët. Por asnjëherë këtij krimi shtetëror nuk i ka dalë “Tymi i bardhë”.
Sot me datën 24 shtator 2021, marrim vesh se SPAK-u, në tentativën e dytë, ka fituar të drejtën e rihetimit të kësaj ngjarje e cila pati 26 të vdekur, qindra të plagosur e poaq shtëpi e objekte të shkatërruara.
Sigurisht hetimi për të dytën herë do të kalojë nëpër hallkat e “resurseve” gjyqësore, por sidoqoftë ka nisur . . .
Ka nisur, po a do të bitiset?!
Mos vallë, ky rihetimi i dytë i SPAK-ut është një shashkë për të trembur Berishën nga inkursioni i rikthimit të PD-së tek Berishizmi?!
Personalisht unë nuk kam besim se SPAK-u ka këllqe për t’u matur me “Gërdecin”, i cili i ka “themelet” në Pentagon!
Sidoqoftë, edhe në mos daltë me hajr, mediat e shkruara dhe vizive do të kenë material të bollshëm gjer në fund të vitit.
Mbase 2022-shi, si vit çift që është, e realizon “martesën” e parë të krimit të VIP-ave, me burgun e Reçit të Malësisë së Madhe.