14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Gjon Bruçi

Në datën 26 janar 2022, u nda nga jeta veprimtari i Çështjes Kombëtare, pedagogu i Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, shoku ynë i nderuar, ABDYL HASANI.Mund të jetë një imazh i 1 person
Në vend të homazhit për profesor Abdyl Hasanin, unë po afishoj një fragment nga reportazhi i shkruar në vitin 2014, gjatë një vizite tek vëllezërit dhe bashkëpunëtorët tanë në Ferizaj.
NJË “BABA FAJA” NGA DARDANIA SHQIPTARE
-Fragment nga reportazhi i një vizite në Ferizaj-
. . .
NJË PRITJE SHEMBULLORE E TRADITËS SHQIPTARE
Pas bisedave me Remzi Hasanin dhe shokët e tij, mbi punën e Frontit Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, “komandën” e merr Abdyl Hasani, vëllai i madh i Remziut, i cili na prini e na çoi në shtëpinë e tij rreth pesë kilometra larg nga Ferizaj.
Nuk po zgjatëm për qerasjet me pije të ndryshme, një pjesë e të cilave i kishte përgatitur në kushtë shtëpie. As me drekën bujare që na shtroi. Por dua të ndalem në dy tri detaje që na tërhoqën vëmendjen, si në odën ku na gostitën me qerasjet e para, ashtu dhe në mjedisin ku u shtrua dreka. I zoti i shtëpisë qëndroi në qoshe të oxhakut, ku rrin i zoti i shtëpisë, ndërsa Remziu, së bashku me vëllanë e tretë, djalin dhe nipin e Abdylit, qëndronin në gatishmëri për zbatimitn e urdhërave të vëllait të madh. Edhe muhabetin e drejtonte Abdyli, ndërsa pjesëtarët e tjerë të shtëpisë flisnin vetëm kur u kërkohej prej nesh. Një sjellje shembullore shqiptare, ku kryefamiljari vihet familjarisht në shërbim të mikut për ta sajdisur e respektuar. E në rastin tonë, përveç pozicionit të mikut e të vëllai nga toka mëmë, kishim edhe pozicionin e shokëve me ideale të përbashkëta.
NJË “BABA FAJA” NGA DARDANIA
Kështu do ta quaja Abdyl Hasanin, i cili është drejtues i besimit mysliman në fshatin e tij. Por krahas medresesë ai kishte mbaruar edhe Fakultetin Juridik, ku kishte marrë gradën shkencore “Magjistër i shkencave juridike” dhe jepte mësim në Gjimnazin “Kuvendi I Arbërit” të Ferizajt.
Pas drekës. Ai na ngjiti në katin e sipërm të vilës së tij, ku kishte bibliotekën. Midis qindra librave fetarë, shkencorë dhe artistikë, përfshi dhe ato në gjuhë të huaj, në raftet e rregulluara për merak, kishte serinë e plotë, veprat e zgjedhura dhe ditarët e Enver Hoxhës.
Po, Abdyl Hasani, është një enverist njëzet e katër karatësh. Dhe jo thjeshtë një nostalgjik, por me bindje të plotë në veprën e madhe të Enver Hoxhës, për të cilën jo vetëm ishte i azhornuar si ndër më të mirët, por edhe një luftëtar në mbrojtje të kësaj vepre, çka i kishte shkatuar plot peripecira dhe tortura nga organet violente te titizmit jugosllav.
Rrija dhe vështroja Abdyl Hasanin, i cili përveç menaxhimit të besimit fetar në fshatin e tij, ishte dhe një pedagog në gjimnazin e qytetit dhe një mbrojtës i flaktë i veprës së Shqiptarit të Madh, Enver Hoxha. Dhe ndonëse ishte pa mjekërr, më ngjante me Baba Faja – Martaneshin, të cilin, rroba e prelatit të besimit bektashian, nuk e pengoi të rreshtohej në krah të komunistit Enver Hoxha në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar.
Abdyl Hasani, apo siç dua ta quaj unë, “Baba Faja” i Dardanisë, falë veprimtarisë që zhvillonte dhe njohjeve e miqësive që kishte krijuar, mundi të siguronte fonde për xhaminë e fshatit nga një altruist arab, që e pati mik në shtëpinë e tij. Biznesmeni arab, kishte një njohje jo të plotë për udhehëqësin e Shqipërisë, Enver Hoxhën, ndaj Abdyli, në vizitën e parë i dhuroi librin e Enver Hoxhës: “Shënime për Lindjen e Mesme”, në gjuhën arabe. Pas disa muajsh, bisnesmeni nga Arabia, do të vinte përsëri në shtëpinë e Abdylit, tash jo vetëm si vizitor, por edhe me një çek që mbulonte shpenzimet për ngritjen e një xhamie të bukur dhe funksionale për ushtrimin e besimit mysliman në fshatin e Abdylit. Bisnesmeni në fjalë, kishte lexuar librin e Enver Hoxhës, dhe ishte habitur me saktësinë dhe vertetësionë e analizave të udhëheqësit shqiptar për situatën në Lindjen e Mesme. Ndaj dhe kishte ardhur për të dytën herë në Ferizaj për të shprehur mirënjohjen për dhuruesin e librit, dhe mbi të gjitha për udhëheqësin e madh të shqiptarëve.
Pasi na tregoi këtë episod, Abdyl Hasani na shoqëroi gjer tek xhamia, në cep të fshatit me komunitet serb. Pyetjes tonë, se si e kishin lejuar serbët të ngrinte xhaminë në anë të fshatit të tyre, Abdyli na u përgjigj se aty kanë qenë varret e vjetra të fshatit shqiptar. Nga ana tjetër, ndonëse xhamia ishte ngritur në “gojë të serbëve”, kurrë nuk kishte patur probleme prej tyre. Dhe kjo , falë aftësive komunikuese e gjithë kulturë të profesorit dhe prelatit të besimit fetar.
Vëllezërit na përcjellin në kthim për rreth 40 kilometra rrugë
Kërkuam të takoheshin e të niseshim për Tiranë, por ata nuk pranuan të na ndaheshin, pa na përcjellë gjer afër Prizrenit. Rruga e kthimit ishte më e shkurtër, por më interesantja. Në mbarim të një gryke të butë, ku vende vende kishte dhe pika turistike, mbërritëm në këmbë të malit të Sharrit. Në një lokal piktoresk alpin shijuam kafen “allaturka”, ndërsa sodisnim dëborën e malit në fjalë që zbardhte rreth 200 metra larg nesh. Mali i Sharrit është i përmerndur për klimën dhe ajrin e pastër, i cili preferohet shumë nga vizitorët vendas e të huaj. Por Mali i Sharrit përmendet edhe si bazë e UÇK, prej ku organizoheshin sulmet kundër ushtrisë dhe forcave militare serbe në vitet 1998 – 1999.
Disa kilometra në zbritje të këtij mali, e në drejtim të Prizrenit u përqafuam me Abdylin, Remziun dhe shokët e tjerë që na shoqëruan, duke i uruar njëri-tjetrit “Mirupafshim”!
Mirupafshim në Tiranë!
—————————————————-
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.