23.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Gjon Bruçi

E PAPRITURA QË LEMERISI POLITIKANËT!
-pjesë nga tregimi i një autori rus të viteve gjashtëdhjetë-
Të më falin shokët dhe miqtë e mi në fejzbuk, por emri i autorit rus të tregimit nuk më kujtohet. Madje edhe titullin nuk e kam të saktë. Por episodin që dua të tregoj, e mbaj mënd shumë mirë, ndonëse tregimin e kam lexuar këtu e gjashtëdhjetë vjet më parë:Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
. . .
Në udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik ishte ngjitur Hrushovi. Ai përgatiti dhe zhvilloi edhe Kongresin e 20 të Partisë Komuniste Bolshevike të Bashkimit Sovjetik, ku goditej hapur Stalini dhe vepra e tij, në ndërtimin e Socializmit dhe në fitoren e madhe mbi Nazifashizmin.
Në reagim të tradhëtisë Hushoviane dhe sulmeve ndaj Stalinit të madh, aktori rus që luante në filmat artistik rolin e Stalinit, mendoj dhe realizoi këtë reng:
U vesh dhe bëri makiazh, siç bënte përpara se të luante rolin e Stalinit në filmat e kohës. Dhe një ditë, kur Duma ruse (alias Kuvendi) ishte në seancë plenare, aktori i veshur si Stalini, gjeti mënyrën dhe u fut nga dera e pasme e sallës ku ishte mbledhur Duma. Dera në fjalë të nxirrte direkt e në skenën, ku ishte vendosur podiumi me kryesinë e Dumës dhe anekset e saj drejtuese. Në çastin që aktori hyri nga dera prapa presidiumit të Dumës, në foltore ishte Hrushovi, i cili po fliste gjithë pompozitet, duke tundur duart e fërkuar tullën që i shkëlqente nga prozhektorët e sallës.
Hyrja e papritur e aktorit, i veshur e makiazhuar si Stalini, ishte krejt e befasishme. Askush nga salla dhe nga podiumi, nuk arriti të vinte në punë arsyen dhe të kuptonte lojën. Në punë sekondash, dyert e sallës u çapëluan nga dyndja e njëhershme e parlamentarëve drejt daljes. Më tepër se gjysma u rrëzuan nëpër koridoret e ngushta midis tavolinëve . . .
Por më e bukura ndodhi në skenë, aty ku ishin kokat e udhëheqjes së Dumës dhe të Shtetit. Në pamundësi për të arritur në kohë dyert e daljes, presidiumi i “nderit”, përfundoi poshtë tavolinave. Ndërsa Hrushovi, atje në foltore, në tentativë për t’u fshehur poshtë podit ku po fliste, u rrokullis bashkë me të nga skena në sallë. . . .
Kjo “çfaqje” zgjati jo më shumë se një minut. Sepse politikanët dhe shtetarët rus, e mblodhen veten. Një pjesë prej tyre u rikthye në sallë . . . Ndërsa Hrushovi u nis drejt ambulancës, sepse gjatë rrokullisjes nga skena në sallë, kishte shqyer xhaketën dhe gricur tullën . . .
. . .
A KEMI NE NDONJË AKTOR, QË MUND TË BËJË ROLIN E ENVER HOXHËS DHE TA PROVOJMË EPISODIN NË FJALË NË SALLËN E PARLAMENTIT TË “FAMSHËM” SHQIPTAR?
Do të ishte një çfaqje pikante, madje më e hatashme se ajo e Dumës Ruse të viteve gjashtëdhjetë.
—————————————————–
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.