FLAMURI YNË, KRENARIA JONË!
Në flamur, e ngjitur shqiponja,
Qendisur bukur nga Marigoja.
Ngjitur me gjakun tonë Arbëror,
Flamur i përjetshëm mbretëror.
I pari ishte Gjergj Gjon Kastrioti,
I dyti ishte Dedë Gjon Luli, Hoti.
I treti ishte Ismail Qemali, Vlora,
Me trimin Isa Boletinin, Kosova.
Qindra heronj u flijuan për flamur,
Me gjak e lanë këtë truall, çdo gur.
Që sakrificat e tyre kot mos të venë,
Të bashkojmë mendjet dhe Atdhenë.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 18. 06. 2020)
VËLLEZËR SHQIPËTARË!
Detyra e shqipëtarëve,e shenjtë për ne,
Kudo që të jemi,të bashkohemi, Atdhe.
Është detyra jonë të mbrojmë pragun,
Të derdhim djersën,por edhe gjakun.
Të shpërndarë jemi në gjithë botën,
Nënë Shqipëria si kroi derdh lotin.
Nuk është e lumtur, aspak e qeshur,
Ka pak lumturi, kërkon veç shpresën.
Thirrini mendjes tuaj,o vëllezërit tanë,
Vetëm bashkimi është shpresa jonë!
Nënëlokja jonë gëzon përgjithmonë,
Botës t’i themi se ne jemi Autoktonë.
Shkëlqimi i shqiptarit çdo ditë rritet,
Të bëjmë me Atdheun sikurse pritet.
Në shekuj flamuri ynë lart të ngrihet,
Në Shqipërinë-Etnike përherë të valëvitet!
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 10. 06. 2020)