20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Gjon Bushgjokaj

 

SHQIPËRIA, ZEMRA IME!

Në se stinët do të ndalin,
Në se Zoti për ne hesht,
Shqipëria do bashkohet,
Ta mundim djallin e keq.
Kur dita e bardhë do të vijë,
Krenar do ngremë flamurin.
Së shpejti do heqim gardhin,
Me Zotin,të keqen do e mundim.
Shqipëtar, duaje vëllain tënd,
Mllefi mes vëllezërve s’ka vend.
Kombi kërkon bashkim se s’bën,
T’pastër si kristali,Zoti e fali këtë vend.
Të ngrihemi mbi veten tonë,mbi inatet,
Të bashkojmë idetë,të gjithë një qëllim.
Kështu lulëzojmë,me zemër të hapët:
Një Atdhe,një Komb,një gjuhë,një qëndrim.

(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 11. 07. 2020)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.