BULLIZËM
Dikur kishim ne nder e lavdi,
Më e mira ndër shoqe ishe ti.
Ka kohë që na mundojnë izmat,
Tani së fundmi,n’modë bullizmat.
**
Bullizëm kudo: në rrugë, në shtëpi,
Bullizëm në arsim e në shëndetësi,
Bullizëm në qeveri,ministri e drejtori,
Bullizëm në gjithçka,o e mjera Shqipëri.
**
Kudo në Shqipëri bullizëm,bullizëm
Për të gjithë,o të mjerë,inate dhe racizëm,
Por jemi të gjithë vëllezër,këtej e matanë.
Një gjuhë,një flamur e kemi një Nanë.
**
Çfarë bëhët me ne,çfarë ne na gjeti,
Armiqtë i shohim këtu tek njëri-tjetri.
Të kthehemi në identitet si më parë,
Të bëjmë bashkimin,vëllezër shqiptarë.
**
Dielli Arbërinë një ditë do të ndriçojë,
Ndera e lavdia do t’shkëlqejnë si dikur.
Gjithmonë i yni flamur krenar do valojë
Jemi bijtë e Kastriotit,më të Madhit Burrë!
(@Gjon Bushgjokaj,.Lezhë, më 29. 09. 2020)