18.3 C
Tiranë
E shtunë, 6 Qershor 2026

Gjon Bushgjokaj

O VËLLEZËR SHQIPTARË!
O Vëllezërit e mi shqiptarë,
Kudo ku jeni,në botën mbarë,
Lërni inatet e kota, xhelozi,
Shndrrojini ato në dashuri.
Kombi thërret për bashkim,
Tolerancë dhe mirëkuptim.
Vëllezër,t’bëjmë falje e pajtim,
Bashkojmë Kombin me nxitim.
Dashuri për vatanin e votrën,
Si vëllau me vëllanë e me motrën.
Mjerë ai tradhëtar që s’don vatan,
Mallkimi mbi të zjarr e flakadan.
Prandaj të mbledhim dijet e forcën,
Bashkojmë Shqipërinë e Kosovën.
Mos të pyesim Europen, as botën,
Ne kemi të drejtë, tani e ka kohën.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë,
më 21. 03. 2021)
“””””””””””””””””””
ATDHE, O MËMËDHE !
Atdhe,o Mëmëdhe,
Fortë të dashuroj.
Prej teje kam lindur,
Për ty dua të jetoj.
I shtrenjtë je ti për ne,
Dashuri mbi dashuritë.
Prej teje marrë forcë,
Prej teje marrë dritë.
Pa ty atdhe s’jemi asgja,
Vend më t’bukur se ty s’ka.
Krenar jemi për shqipen tonë,
S’jemi pak, por 15 – milion.
T’kemi kurajo t’bashkohemi,
T’ndrijmë e t’ndërgjegjësohemi.
Kudo t’shkojmë në botën mbarë,
Ndihem krenar që jam shqiptar.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë,
më 10. 03. 2021)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.