Jo e Oligarkëve, jo e tradhëtarëve,
S’u ngopët kurrë me idetë e barbarëve.
Janë bisha, gjakun tonë po e pijnë,
N’mjerim e terr po e lënë Shqipërinë.
Në ketë vend, ju jeni vetë mjerimi,
Nga Katovica nuk vjen ndryshimi.
30-vjet votova gjithmonë ndryshimin,
Veçse të madh e mora zhgënjimin.
Dëgjoni të gjithë ju, o trushplarë,
Të pasur dhe të varfër kemi një varr,
Askush tjetër pasuri nuk trashëgon,
Drejtësia e Zotit të gjithë i ndëshkon.
Secili do të marrë atë që meriton,
Nënlokja tradhëtarët fort i mallkon,
Prandaj duajeni shumë Atdheun tonë,
Ai që s’don Atdheun veten mohon.
Askush s’punon për Shqipëri-Etnike,
Kaq e mirë,bujare dhe shumë fisnike.
Kurrë progres ne s’kemi për të patur,
T’shpërndarë,të coptuar e të përhapur.
Bashkohuni,o shqiptarë,të gjithë sa jemi,
Një komb,një Atdhe të gjithë e kemi.
Atëherë krenar do jetë e gjithë Shqipëria,
Për bijtë e saj do t’gëzojë Liria.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 15. 05. 2021)