HISTORI SHQIPTARE
-Satirë-
Tri dekada në Shqipëri,
Na ka ndodhë si për çudi,
Ky Ramizi mblodhi Byronë,
Pluralizmin do lejojmë.
Edhe këtu në Shqipëri,
Do të formohen shumë Parti,
Me të djathtë dhe të majtë,
Syri keq, thotë, mos i paftë.
Gorbaçovi jep udhëzimin:
Si të ndërtojmë ne pluralizmin,
Sa më shumë t’shajnë komunizmin,
Merrni pushtetin, por mos guxoni,
Të përndjekurve,të ju besoni.
Kurrë pushtetin mos ua dorëzoni!
Menjëherë nxorën direktiva:
Partia e Punës, me socialista,
Demokratët me komunista.
U krijuan shumë lider Partie,
Për flamur vunë lëkurë dhie,
Të Kuq, Mavi, Blu e të Gjelbër,
Për kryetar gjithmon një dhelpër.
U krijuan shumë koalicione,
Të gjitha ngjyrat në formacione.
Për çudi ndodhi për të gjithë,
Komunistat kryetarë partishë.
Domosdo, kishinë përvojë,
Me rrjepë popullin si ta dojë.
S’vonojë shumë e në Shqipëri,
U krijuan mbi 100 – parti.
Mandej krijuan shumë shoqata,
Bill Klinton, të lumtë shpata.
Të përndjekurit, në sistem të ri,
Në shtatë shoqata e shumë parti.
Me mashtrime ju morën votën,
Për shpërblim ju morën tokën.
Luftë e ashpër për pushtet,
S’e njeh qeni të zonë e vet.
Tashë që erdh kapitalizmi,
Luftë e ashpër privatizimi.
Me kriter, fiton kryetari e drejtori,
Fituan të gjithë, fitoi dhe hori.
Më në fund pronari tokës,
Rotacioni, nëpër gjykata,
U sorollatën për tri dekada.
Masandej ethet qeveritare,
Pa ju ardhë hiç keq, as marre,
U grabit pasuria kombëtare.
U zaptue toka, mali dhe deti,
Në vendin tonë u bë kiameti.
Shpikin rrena me mjeshtri,
Thonë n’Europë po don me hy.
Bëjnë reforma e bëjnë praktika,
Me rrejtë botën është politika,
Thonë me ne është Amerika,
Ju njohin mirë, o ju raftë pika!
Sa për botën, ne si shqipëtar,
Furrnizuam me mish të bardhë,
Si me drogë, armë e trafiqe,
Eshtë mbushë vendi me pislliqe.
Prandaj popull hapi sytë,
Mos t’shkojmë mbrapa si bagëtitë.
Në dorë të marrim fatin e vendit,
Me i dhënë shqipja vlerë kuvendit.
Si u shndrruam në këtë farë feje,
Pa vizion, pa kurrëfarë ideje,
Të përçudnuar e të grebazitur,
Dalin në rrugë me brekë të grisur.
Më thonë, xhajo, kjo është moda,
Veshjes tënde i ka dalë boja.
Unë s’kam inate me asnjë njeri,
Por më është bërë vendi neveri.
Gjithmonë kam në plan të parë,
Jam krenar që jam Shqiptar.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 15. 07. 2021)
“”””””””””””””
BASHKIM KOMBËTAR!
Shqiponja jonë rënkon,
Syri i loton si breshër.
Në shekuj jemi t’ndarë,
Don bashkim patjetër.
Të bashkohemi,o vllezër,
Nën flamurin e Kastriotit.
T’i japim dorën njëri-tjetrit,
Me burrëri e Besën e Zotit.
Të mos na ndajnë Fetë,
Të mos na ndajë Partia.
Të jetë bashkuar përjetë,
Një e pandarë Shqipëria.
T’ua tregojmë vendin,
Armiqve e Tradhëtarëve.
Eshtë jona kjo Shqipëria,
Kurrë s’është e Barbarëve.
Të gjithë të bashkuar,
Që nga jugu e në veri.
Të bashkojmë Atdheun,
Nën Flamurin Kuq e Zi.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë,
më 08. 07. 2021)