10.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Gjon Bushgjokaj,

SHQIPËRIA, RROKOPUJ

Shqipja jonë është rrokopuj,
Në mall t’vet si t’jetë i huaj.
Falin, japin me 1 – euro qira,
Kërkund n’botë vaki s’ka ba.
Për një euro shesin vatanin,
Për djal të njerkës japin djalin.
Me mashtrim shesin krejt mallin,
Për inat të vllait, flenë me djallin.
Deri kur, ju, o mëndjeçartur,
Në krah të armikut delni hapur,
Me i ba varrin Shqipërisë Nënë,
Për të bijtë gjakun kanë dhënë.
Thonë kështu zhvillojmë turizmin,
Forcojmë shumë kapitalizmin.
Qëndro Shqipe e bëj gairet,
Se për ty djemtë s’po kanë dert.
Tek armiku këta janë të shitur,
Fytyrëprishur e të përzhitur.
Dert nuk kanë hiç për Shqipëri,
E kanë bërë fytyrën batani.

(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë,

më 11. 08. 2021)

“”””””””””””””””””””””

TË LUTEM, ZOTI IM!
Njerëzimi është shfrenuar,
Zoti me ne është zemëruar.
Në botë, në të njëjtën kohë,
Përmbytje, zjarre dhe ftohtë.
Tërmete dhe vullkane,
Tornato dhe kasaphane.
Kupto, o njeri, se je krijesë,
Zoti është Dritë e Shpresë.
Lutju Zotit mëshirëplotë,
Të na i falë mëkatet sot.
Se jemi ardhur me mëkate,
Nga Zoti presim vetëm falje.
Zot, të lutemi me gjthë shpirt,
Falna ne mëkatet, na jep dritë,
Na mbro nga i ligu që s’ka fre,
Sepse të gjithë bijtë e tu jemi ne.

(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë,

më 05. 08. 2021)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.