KOHA IKËN SHPEJT
Ripublikim
Koha ikën e nuk të pret,
O shqiptar, mjaft ke fjetë.
Ngrihu, dili zot vetes,
Zot vatanit e të drejtës.
Pritëm shekuj, gjë s’erdhi,
Nuk bije gjë kurrë nga qielli.
Populli thotë e tani dihet,
Uji që s’lëviz, nuk pihet.
Thirri mendjes, o shqiptar,
Jem një komb, jem një farë.
Bashkohu shpejt pa vonesë,
Se ndryshe kombi do vdesë.
Nëna qanë me lotë për faqe,
Bijtë e saj janë bërë palaçe.
N’gjirin tim, unë ju kam rritë,
Çfarë po bëni,ju plaçin sytë?!
Prej Çamërie deri në Prevezë,
Të bashkohemi në besa-besë.
Kombin tonë ne ta bashkojmë,
Ja të vdesim, ja të rrojmë.