9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 4 Shkurt 2026

Gjon Bushgjokaj

RINI, JETOJE PASTER KOHEN!

Jetojmë përçudnim, një botë tjetër,
Çdo tre të rinj, dy janë me mjekër.
Çdo tri të reja,dy me pantollona grisur,
Me vargje, unaza e thonj të shpifur.
Rini, të lutem,jetoje drejt qytetërimin,
Ruaj pastër si qelibar shqiptarizmin,
Vishu sa më bukur,përgjigju ti kohës,
Me këtë lloj mode, s’i duheni botës.
Në auditoret tona merrni shumë dije,
Dhe sa më shumë kulturë shqiptarie.
Sa më shumë të jeni ju atdhetar,
Aq më shumë atdheu do të ketë margaritarë.

(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 03. 03. 2022)

“”””””””””””””””””””””””””””””

DIKTATORIT PUTIN
Sot, qielli fort gulçon, po nxin,
Flakë e hekur mbi ty Ukrainë.
Për ty diktator: ditë t’zeza vijnë,
Si të gjthë diktatorët, i ziu Putin.
Zjarr dhe hekur mbi Ukrainë,
Përse ua privoni popujve lirinë?
I madh është Zoti për gjithësinë,
Ti i vogël je, deri në shpërftyrim.
Ukraina përsëri e lirë do të ndrijë,
Popujt kanë mbrojtur me gjak lirinë.
Për ty do të ketë vetëm ndëshkim,
Një popull nuk jeton dot pa lirinë.
Thirrje perëndimit,mbrojeni sot lirinë,
Diktatorëve jepuni gjithmonë ndëshkim!
Nesër do jetë vonë, është tërbim,
Tërbimit duhet me ligj vetëm dënim.

(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 27. 02. 2022)

“”””””””””””””””””””””””””””””

KU TË GJEJ TY LIRI?!
Ku të gjej ty, e shtrenjta Liri?
Në tokë të kërkova, s’të gjeta,
Në qiell retë janë sterrë, zi,
Liria është e vlerave t’shenjta.
Ku ta kërkojmë lirinë që dëshirojmë,
Ajo është këtu, këtu në mesin tonë,
Të duam njëri-tjetrin vëllezërit e mi,
Të duam atdheun tonë, Shqipëri.
Të bashkuar jemi më të vlefshëm,
Të bashkuar jemi të pathyeshëm,
Të bashkuar jemi në rrugën e Zotit,
Të bashkuar ishim edhe dikur motit.
Përse shqiptarëve s’ju qesh më nuri?
Ku janë Kastriotët,ku vlerësohej burri?
Ku janë trimat,që dhanë jetën për liri?
Për një komb të bashkuar, Shqipëri.

(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 21. 02. 2022)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.