(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 17. 04. 2022)
“””””””””””””””””””
Tretur në mërgim,kam shumë mall,
Nuk jam i vdekur, as jam i gjallë,
Mall kam, s’më hahet, as më pihet,
Gjumi s’më zë,zemra flakë po digjet.
Kam lënë shtëpi, kam lënë vatan,
Punoj rrugëve të botës,projekt s’kam.
Trajtohem si qen, që ruan një stan,
Kur do t’kthehem,zemra më s’mban.
Kur të kthehem një ditë në atdhe,
Do më duket vetja për së dyti le.
Të punoj përsëri tokën e të parëve,
Mallkuar ti mërgim,rininë na e vrave.
Ju lutemi rini,në mërgim mos shkoni,
Do t’zhgënjeheni e gjë nuk do t’fitoni.
Më merrni vesh tani, të dashurit e mi:
-Kthehu në atdheun tonë,në Shqipëri!
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 27. 03. 2022)