“”””””””””””””””””””””””””””
TË DUA ME ZEMËR, ATDHE!
Shumë kilometra larg me ty Atdhe,
Afshi i dashurisë më vjen përmbi re.
Ditë as natë nuk pushoj së menduari,
Të shpëtojmë Atdheun së gllabëruari.
Një grup mafiozë të zinj, të pangopur,
Që mbijnë si kërpurdhat, të pasosur.
Vendin e kanë nxirë,trupin t’sakatosur,
Me lloje epitetesh na kanë damkosur.
Me Ballkan t’hapur apo kushedi çfarë,
Çdo ditë e më shume fryjnë në zjarr.
Duan ta zhdukin nga harta Shqipërinë,
Të zhdukin kombin,të shtojnë pasurinë.
Zgjohuni nga gjumi vëllezër, hapni sytë,
Sa nuk është vonë, t’shohim pak dritë,
Të fshijmë nga dheu armiq e tradhëtarë,
Të sjellim bashkimin mbarëkombëtar.
Të bashkojmë atdheun,Shqipëri Etnike,
Me ballin lart, flamurin me Shqiponjë.
Europa e bota të thonë çfarë të dojnë,
Është e drejtë legjitime, e drejta e jonë.
(@Gjon Bushgjokaj, Jaroměř
Josefov, Çeki, më 29. 06. 2022)