Tiranës dhe shkresat zyrtare të Bashkisë të shkruara turqësht etj. Bashkëpunoi me Aleks Budën që ishte shefi i seksionit tëHistorisë në institut. Zef Mala nisi të blejë për llogari të Arkivit ,materiale të ndryshme nga antikuaristët privatë si, Jashar Erebara,Teki Selenica etj. për pasurimin e Arkivit të Shtetit”)1950-përgatit një dispencë Historie për Institutin Pedagogjik mbi Shqipërinë e viteve 1912-1924, (e konfiskuar dhe e humbur).1950- nga martesa me Afroviti Shahinin i lindin dy vajza, Maria dhe Esmeralda1955-dënohet me 5 vjet burg si i dyshuar që të kish lidhje me eksponentë të së majtës në perëndim, nga diktatori.1958- një delegacion italian dërguar nga L. Longo i kërkon P.P. lirimin e Zefit, ose kalimin e tij në Itali.196l- 1964, internohet në Zvërnec të Vlorës në shoqërinë e K. Trebeshinës, S. Gjokës e gazetarit F. Proko. Aty shkroi një traktatfilozofik prej rreth 140 faqe të cilin e mori me vete pas dënimit.1965- e thërret në takim kryeministri M.Shehu dhe e paralarmëron: “Po të mos na ngacmosh, as ne nuk do të ngacmojmë më”1977- e shikon E. Hoxha nga dritarja e K. Q. (sot selia e Kryetarit të Kuvendit popullor) dhe pamja e Zef Malës i duket sfiduese.(Kujton e bija e Zefit, Maria e nipi Lec Mala)..Në bulevard sapo binte muzgu, Zefi shëtiste si gjithmonë i vetmuar me njenënqeshje filozofike e sytë depërtues nën lentet me skelet të zi. Një xhentëlmen veshur në kostum marron me vijë si Oskar Uajëlld,me bastun e borsalino; ishte ai-filozofi, ZefMala. Ishte ai që E. Hoxha e sulmonte, me ndihmën e historianëve anonimë, në çdoauditor universitar, në çdo celulë partie e brigadë ferme, për “utopizëm”.E internojnë për 5 vjet në Labovën e Zhapës, Gjirokastër.Diktatori mendoi t’i këmbejë vendbanimet me Zef Malën që banonte në Tiranë nga viti ’34; Filozofin e viteve ’30, autorin e 200shkrimeve vetëm kur ishte 20-23 vjeç. Mandata i feksi diktatorit: Zefi të shkonte në Malin e Gjerë të vendlindjes së tij përndëshkim, ndërsa të mbetej vetë Hoxha sozia e Zef Malës në…kryeqytetin Tiranë ku s’e njihte kurkush në vitet ’30 si afërmënç, siçdo të thoshte Zefi, me gjasë tashma ‘fillosof’.1978- shkruan një PROMEMORIE emblematike Kryeministrit Shehu. Pasi dha të ritë e tij për një të ardhme socialiste arrin në përfundimin:’ Komunizmi si sistem politik është një regre spër njerëzimin, është një utopi’. Kërkon largimin nga Shqipëria për tëgjetur “Atdheun e dytë” në vendet e demokracisë liberale… Nuk pranon të votojë në zgjedhjet e vitit 1978. E arrestojnë dhe e dërgojnë në Tiranë, ku ridënohet me 10 vjet burg. E vuan këtëdënim në burgun e Ballshit. Gazetari Foto Proko bashkëvuajtës si në Zvërnec edhe në Ballsh kujton se: “Zefi në burgun e Ballshitu verbua krejtësisht, ecte me shkop dhe e ndihmoja për çdo nevojë”. Vitet më të bukura të jetës- sipas Zefit.tregon Foto,- ai i kishkaluar në 5 vitet e internimit në Itali ku rivalizonte në studimin në bibliotekë me Nenin, Longon, Pertinin, të cilët e vlerësuan aq satë dërguarit e Luigi Longo-s pranë Tiranës zyrtare në vitin 58 kërkuan: “ose lirojeni Zef Malën ose na e përcillni në Itali se e duamne”. Kjo kërkesë nga e majta italiane i kushtoi, sipas bisedave me Foton, një përndjekje më të egër ndaj Zefit. U mësonte tëdënuarve gjuhë të huaja, ndërsa Fotoja ia lexonte librin “Lufta e paqja” të Tolstoit. Zefi deri në fund ruajti optimizmin dhe besiminse diktatura do të rrëzohej dhe e vërteta do të triumfonte.26 dhjetor 1979-vdes në spitalin e burgut në Tiranë me bindje social-demokrate liberale siç deklaron vetë në PROMEMORIE.
Permblodhi, Gjon Fierza, viti 2015PJESE NGA MBROJTJA NE GJYGJIN E TIRANËS ME 09 SHKURT 1939AVOKATI MBROJTËS VASIL K. DILO
Cilët janë të pandehurit.Simbas principit themeltar të së Drejtës Penale, për të cilin u bë fjalë dhe më lart se çdo faj duhet të kqyret në relacion mefajtorin, lutemi, Z. Kryetar, të na lejohet të bëjmë paj fjalë dhe mbi çështjen se: Cilët janë të pandehurit, të cilët përfaqësojmë.
Nga këta: i quajturi Zef Mala është
një djalosh, i cili, mbasi mbaroi Gjymnazin me notën “shumë mirë” (10), u dërgua me bursë të Qeverisë Kombëtare në Universitetin e Vjenës për me studiuar “Filozofinë”. Por pas një viti e gjysëm i u pre bursadhe ngeli nëpër rrugë të Vjenës “si peshku pa ujë”! I varfër, siç është, lërmëni ta imagjinoj vet i nd. trupi Gjykues se si bëhesh. Njezet e pasë (25) vjeç djalë me një kulturë, si shtëpia pa çati, pa ndonjë mjeshtëri siguruese të bukës së gojës nuk është në pozita të bëjë asgjë dhe siç është e ditur “Vobektësia është kurdoherë e për këdo një këshilltar i keq”. Çfarë e shkaktoi prerjene bursës nuk është ndonjë gjë e vështirë për tu imagjinuar. Si student i filozofisë ky natyrisht është marrë dhe me problemet erënda sociologjike, nga të cilat, në radhë të para gjëndet në të gjithë Botën e civilizuar. Lufta e reptë që po bëhet midissistemeve shekullore të organizimit të shoqërisë njerëzore dhe të artij të riut, që përbën komunizmi i ndarë në dy degë dmth nëmarksizëm, që simbolizon evolucionin paqësor dhe në leninizmin që ndjek aplikimin e diktrinës komuniste me revolucion dhelufta gjakësore të klasave kundra njëra-tjetrës.Leninizmi u bë tmeri i gjithë Botës; se arriti të vërë dorë mbi një Popull e një Shtet nga më të mëdhejtë dhe më të pasurit dheka në dorë gjithë mjetet e duhura për të bërë propogandë të rreptë kudo në botë. Rreziku prej tij e tregon shqetësimi që sundonnë çdo shtet të civilizuar e konservator dhe lidhja që kanë bërë shumë shtete duke formuar njkë Grup kundra përhapjes së tij.Por nga rrjedhimi i gjyqit u provua se: komunizmi në këtë formë nuk hyn dot në Shqipëri, kur as një nga shtetet e Ballkanitnuk mund të pretendojë se ka mbetur i pa prekur pak a shumë. Faktet që u parashtruan para së nd. Gjykatore zbuluan një padidhe një imitacion qesharak të komunizmit. I pandehuri Zef Mala, si një nga organizatorët më të kulturuar, e kufizoi në njëdoktrinë thjeshtë Akademike pa të tregohet ndonjë aventurier jashtë qarkut të ideologjisë abstrakte.