14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Gjovalin Dudi

Jo thjeshtë si kohë covid19,,,jo thjeshtë,,,!
E URREJ FJALEN FUND
E urrej fjalën fund,e urrej!
Njëlloj si mbarimi i një libri tërheqës!
Si fundi i notave të një muzike të bukur!
Si shuarja e së mirës e nisja e së keqës?!
Në këto ditë të vështira më erdhi kjo urrejtje,,,!
“Fabrikim” i kohës moderne ,pa ndalim,,,?!
Ndoshta edhe gjumin po e bënim në ecje?
A të jetë veç i imi, ky dyshim?!
Mbyllur për së gjalli, armatosur gjer në dhëmbë,
botë e çuditshme, me pangishmëri egërsire,,,!
Dënuar padrejtësisht nga qënie me dy këmbë,,,?!
Të pakënaqur të përjetshëm, me çfarëdo të mire,,,!
Në pritje se fitoi a humbi ai atje,,,!
Gjykatës me nerva,si të na kenë lindur në kopshtin e tatës,,,!
“Diplomuar” me “modernen”,harruar kush ishim dje,,,!
Të parët në “rresht”,të fundit e klases,,,!
,,,rrimë e lusim zotin, të frikësuar!
Ne,,,po, po ne, që kaluam dete e oqeane!
Sot,,,vëndnumëro, nga malli përvëluar,,,!
Ndarë,,,si kurrë,,,këtej e asaj ane,,,!
S’e di, zoti do ketë mëshirë edhe këtë herë,,,?!
Per shqyerjet e natyrës, nga ujqërit me dy këmbë më pak,,,?!
Per armet bërthamore, mysafirë pa ftesë planetëve të tjerë,,,?!
Sot, të gjithë të mbyllur brënda,,,si të rënë në gjak!
Unë, nuk guxoj t’i kërkoj zotit mëshirë,,,!
As ti, as ju,,,,o njerëz të mirë!
Bashkëfajtorë, pa prona, përjetësisht rrëzikuar,,,!
Stop!Asnjë moment, që duhet thënë kështu,,,s’kemi guxuar,,,!
,,,e urrej fundin,,,çuditërisht, si asnjëherë,,,!
Në ditë, kur shpresa, duket sikur ndërron shpesh “ngjyrë “?
Po,,mund të ketë verë, vjeshtë, a dimer pa pranverë?
Ne?!Sigurisht!Po dhe bota do jetë më e mirë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.