14.5 C
Tiranë
E hënë, 31 Mars 2025

Gjovalin Groshi

NJI MIK I PADASHTUN

Nji natë para Vitit t’Ri,
Për papritë e pa mendue,
M’erdh’ nji mik, m’u fut në shpi
Që kërkush s’e kishte ftue.
Muhabet kishte shumë pak,
As nuk hante e as nuk pinte,
Ditë e natë rrinte në shtrat
Edhe pse gjumi s’e zinte.
Edhe natën e Vitit t’Ri,
Hera e parë që m’ndodh në jetë,
Prej ktij miku që m’erdh në shpi
Kena shkue pa darkë me fjetë.
Nji kohë nate po m’thotë grueja:
“M’i jep dy takipirina”.
Unë, tu’ kujtue se e ka marrë ûja,
“Po, -i thashë -asht plot tavolina”.
Miku sillej nëpër shpi,
Meazallah se delte jashtë,
Por si dreqin tu’ e mbajtë n’gji,
Unë e gruaja te dy bashkë.

Kur iu mbush mendje me shkue,

Me gzim grues i bana zâ,

Te dy bashkë e kena true:

“Kovid, shkosh e mos ardhsh mâ!”

“”””””””””””””””””””””””Mund të jetë një fotografi nga afër e një ose më shumë persona, mjekër, syze dhe ambiente të brendshme

MALLI PËR STANIN
Mbramë i erdhi gjyshi n’andërr,
E kishte marrë malli për tufën,
Me krrabë n’dorë porsi çoban,
Po e pvetë për bagti e stan.
“Nuk m’ra n’sy, nipash, ajo dhija,
Që u kacavjerrte ndër hardhija
Bashkë me atë gjingjin tapall?…”
“Na kanë mbetë, gjysh, një natë në mal,
T’nesërmen na lajmroi kojshia
Se i kishte hangër egersia.”
“Po ajo dhija lesh shkurtë,
Fort tamlore e boll e butë?”
“Ka shtue mish e krejt ka kthye,
Veçse s’asht tu’ u therpye,
Nuk e len ai sendi rehat,
Për çdo ditë po na ndrron skjap!”
“Po ajo delja e bukur galë
Që shumë herë dreqit ia kam falë?”
“N’maje t’hundës, gjysh, na e ka pru,
Se tash e parë po na bjen n’hu,
Ka marrë ves edhe bërtet
E na koriti edhe me milet.”
“Nipash, po ai skjapi bardhosh?”
“Ee, ai na pati hup n’Vermosh,
E e kena gjetë në kodra t’Tepes!
Kishte shkue mbas dhisë s’Zenepes.
Kurse ogiçi, çudi, asht plakë,
Kalon ditën tuj u ripcatë,
E ka kapë ‘dhe lgata e thatë,
Njerzit thojnë se s’e ka t’gjatë.”
“Po ai klyshi i qenit t’zi, Bali,
Që na e pat’ falë ai kosovari?”
“Keq m’vjen me ta thanë ‘i fjalë:
Por s’ka dalë qen e as zagar,
Giet ma tepër në çakall
E tash ka mbetë si qen bastardh.
S’don me ditë gjâ për bagti,
Rrin ditë-natë në jerevi,
Edhe delet e kanë randë
Se rrin tanë kohën tuj lehë n’hanë!”

Shumë po lehin qentë, egërsia…

“Ika -tha gjyshi, -po shkoj te bagtia…”

E n’at çast djalit gjumi i doli

Ia shurdhoi veshët televizori,

Zhurmë e madhe edhe poterë,

Lehshin si qentë të gjithë priherë,

Shtriu dorën djali televizorin fiku,

Nuk pati pikë fajit, gjyshi që iku.

“””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i gjel për ndeshje

KI-KI-RI-KI…
Ksaj herë fati i buzqeshi Lulës,
E sa e pa Lukën n’grykë t’rrugës
Zâ i ka ba prej në derë:
“Lukë, o Lukë! A po vjen ‘i herë?”
I armatosun deri në dhamë,
“Po, moj Lulë” -Luka i ka thanë.
Me fishekë n’brez e çifte mbas krahit,
Me pa prej larg -kokrra e gjuetarit!
“Ta paguej vetë, Lukë, sa t’bajnë fisheku,
Veç aman ma vraj njat gjelin te shtegu”.
“Hiç marak, Lulë, ti mos kij
Veç m’ban gadi nji dopio raki,
Se ai s’po ban ma ki-ki-ri-ki-ki”.
E ndaloi frymën rreptësisht,
Mori shejë e hoqi gisht,
Gjuejti bukur e i shkoi hollë,
Gjeli pshtoi, vrau thiun n’ksollë!

E nadje herët, drita tu’ dalë,

Po ia fillon kangës gjeli kangtar,

Tu’ përsërit refrenin me t’njajtat fjalë:

“O ç’m’i rroj ..oqet dje njaj gjuetar!”

I kndoi edhe derrit me dorë në zemër:

“O e shkreta ti -i tha -që ishe femër!”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.