Ju mundoheni të trembni njerëzit sikur ju e dini kush cilin voton, JO, ju nuk mund ta dini sepse ajo është privatësi!
Mos i detyroni qytetarët të fotografojnë votat sepse ndërhyni në privatësi dhe orientoni të përballen me drejtësi deri aty ku mund të përfundojnë në burg! A pak shqiptarë ka në burg por edhe të tjerët doni me i përzi?!!!
Mos i detyroni të votojnë për përsona të tjerë sepse vendi jonë është aq I vogël dhe dihet kush është këtu dhe cili mori rrugën në kurbetin e zi, përsëri nëse votojnë për tjetrin shkelin ligjin për parregullësi dhe mund të përfundojnë në burgun e zi!
Mos i shantazhoni sepse vendet e punës nuk janë të partisë tuaj, por të shtetit të cilin ju mendoni se e posedoni, por jo sepse shteti është i popullit.
Mos i përdorni të punësuarit me kontratë që ju do fitoni dhe do i rregulloni, jo asnjëherë sepse ju nuk e dini dhe perseri i mashtroni!
Mos bleni vota me miell, por me vepra! Ishte pandemia për miell dhe ju nuk mërziteshit për njerëzit, u zhdukët sikur jetonit në qiell.
VOTA ME KËRCËNIM ËSHTË DIKTATURË PËR ARDHMËRINË E VENDIT TIM!