Diktatura juaj dhe liria ime
Unë i porosis njerëzit që më besojnë mua të mos më bëjnë pëlqime(like) dhe komente sepse pastaj i shantazhoni dhe nuk i leni rehat të veprojnë lirë!
Opinioni im u krijua nga kontributi im dhe sinqeriteti im, pa imponuar asnjë për asgjë, jo si ju.
Njeriut kur ia ngulfat shpirtin pastaj e transferon në njeri ujk duke ia nxjerrur në pah inatin dhe disa nuk do ju votojnë edhe për inati sepse nuk mund t’ua hani shpirtin për një vend pune. Shkollimin ua kanë kryer prindērit duke ndarë kafshatën e gojës, nëse ju i keni punësuar nuk ju kanë borxh sepse nuk i keni punësuar në parti por në institucione shteti, ndaj mos i torturoni njerëzit!
Ju keni parë në komente dhe shikuar aq sa kam dashur unë, pjesa tjetër që nuk shfaqet është dyfish më e madhe nga kjo që shfaqet!
Ndryshimin e kërkon secili, ja edhe bota globale po shkon në një ndryshim me rend të ri!
Nëse përkrah një koalicion shqiptarë ajo tregon që unë i besoj koalicionit të cilët më kanë premtuar që do realizojnë premtimet që ata të tjerët nuk i realizuan dhe do balancojnë fukarallēkun e krijuar nga ata. U mundova shumë me humanizëm dhe aktivitete qytetare por për balansim të fukarallëkut dhe problemeve me të cilat përballemi përsëri pushteti është kryesori.
Nëse unë shikoja vetëm tymin e shtëpisë time duhej të heshtja, si shumica e intelektualëve, por ja që më dhimbet populli, kafshët, vendi, mjerimi dhe jam e sigurt që ky vend mund të bëhet dhe do të bëhet!
Ata/ato që i kanë mërzitur dhe trazuar me shantazha dhe kërcënime ju kërkoj falje publikisht dhe u porosis që mos pëlqeni as komentoni, vazhdoni të jeni të qetë dhe veproni ashtu si ju mendoni!
Unë tash jam në ngjyrë të kaltërt dhe për intergrim, ju vazhdoni me platforma të parealizueshme për qendra bërthamore dhe me karta patriotike të cilat i shfrytëzoni për fushata dhe e dërgoni rininë në migrim, ndaj DUA NDRYSHIM

Unë jam me ndryshimin sepse TASH ËSHTË KOHA dhe ju që më besoni mua vazhdojmë bashkarisht këtë ndryshim me votë!
Zoti shëndet dhe qetësi të dashur shqiptarë kudo që jeni dhe ju paça gjithmonë