13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Gjyste Dajani

DASHNI per TY

.

Si kujtim, nuk du’ shami,
Veç du belin tand të hollë,
Plasa krejt për ata sy,
Plasa, i ditë me ty me folë!
.
Nqoftëse s’rri me ty sivjet,
Fort në fyt, më shtërngon laku,
Dije mirë se kam me “vdekë”
Kam me “vdekë” veç, nga maraku!
.
Askerkujt s’do ti tregoj,
N’qoftëse trupin kam me prekë,
Me gjithë shpirt do ta shijoj,
Për mu’ kurr’ s’mbaron kjo jetë!
.
Ty s’të vjen sadopak keq,
Që kaq fort n’dashni kam ra?
Mendt nga ti, nuk mund ti heq,
E nuk di si me ja ba!
.
Këtë marak ma t’randë se plumbi,
Me ty sparit po e provoj,
Jeten teme po merr lumi,
Sepse mund t’sakrifikoj!
.
Nga buron gjithë kjo dashni,
Unë as vetë nuk e kuptoj,
Shpirti jem ashtë n’vështirsi,
Veç me ty du të jetoj!
.

Gj. Dajani……. Lezhe

“””””””””””””””””””””

KËNGA LABE
.
Unë e lindur jam në Lezhë,
Në veri të Shqipërisë,
Kënga labe m’tingllon bukur,
M’sjell motivet e labërisë!
.
Kam bërë shkollën në labëri,
Ato vite si harroj,
Këngën labe me dashni,
Narta e Vlorës ma mëkoi.
.
Me gjithë shpirt këndojnë për jetën,
Dhe trimërisë fort i këndojnë,
Duke thënë gjithmonë t’vërtetën,
Dashurinë kurrë se harrojnë!
.
Isoja labe të kënaq shpirtin,
Pavarsisht se ku je rritë,
E kënduar me mjeshtri,
Të jep jetë e t’bëhet dritë!
.
Kjo dyzinë me muzikë labe,
Më gëzon kur e dëgjoj,
Kjo ka bërë që këto këngë!
Brez pas brezi të jetojnë!
.

Me ato tinguj të laberisë,

I këndojnë atdheut me zëmër,

Përvec trojeve të Shqipërisë,

Në gjithë botën kanë berë emër!

.

Gj. Dajani ……..Lezhë

“””””””””””””””””””””

VERË DASHURIE
Prej dites kur ty të pashë,
Mu fiksuan ato sy,
Menjëherë n’mendime rashë,
Një gotë verë ta pi me ty!
Është krijuar, lidhje e fortë,
Kaq e bukur dhe e mirë,
Le ta marrin vesh një botë,
Bashkë pimë verë, për dashurinë!
Sa më shumë ditët kalojnë,
Ecin pun’t për bukuri,
Lidhjen tonë do ta forcojmë,
Tuj pi verë për dashuri!
E ka marrë ferra uraten,
Kam dëshirë me ty të rri,
Le të pimë bashkë të gjithë naten,
Një gotë verë për dashuri!

Gj. Dajani…….Lezhë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.