11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Gjyste Dajani

ZEMËR e HIDHËRUAR
Ti kërkon të ikësh,
Për shumë e shumë arsye,
N’zëmër m’ke hidhëruar,
Unë s’rri dot pa ty!
.
S’di si kalon koha,
Kur afer s’të kam,
Por unë do përpiqem,
Që me ty të jemë.
.
Shumë do t’më mungosh,
Kurrë nuk të harroj,
Se mungesa jote,
Zëmrën ma hidhëroj!
.
T’gjitha kot më duken,
Gjërat që m’rrethojnë,
Pa prezencen tënde,
Asgjë nuk kuptoj..!
.
Nuk e di se pse,
Por mungesa jote,
Në mëndjen time duket,
Si…fundi i k’saj bote….!
.
Gjyste Dajani……..Lezhë
“”””””””””””””””””””

ATA qe KOMANDOJNE
.
U larguan me mijra, atdheun e lane,
Shkakatare jane ata qe komandojne,
Ata që pasurinë si shifra e kanë,
Dhe popullin gjithmone e torturojne!
.
Asgje nuk ndryshohet me shkop magjik,
Nga ata qe ndertuan korrupsionin,
Vlla me vlla u bene vec armiq,
“Anijes” atdhe ja keputen timonin!
.
Me zona te mrekullueshme ne çdo ane,
Kudo me hapsira për tu zbuluar,
Me zemervegjel nuk behet Shqiperia nene,
Hapsirat e shpirtit duhen zgjeruar!
.
Sot mundësitë e saj shfrytëzohen pak,
Po masakrohen nga grykësit e pangopur,
Qe Zoti i lafte te korrupturit ne gjak!
Se shume prapa e lane kete popull!
.
Me pasuri natyrore mbi e nëntoksore,
Eshte ky vend me histori, kulturë e traditë,
Ata qe komandojne e lane pas dore
Por vjen momenti dhe vjen nje dite,
Dhe ky vend i bukur do te dale ne drite!
.
Gj. Dajani…………..Lezhe
“”””””””””””””””””””

SHPIRTI
.
Shpirti u krijua para logjikës.
Shpirti dhemb kur dominon dhimbja,
Kur mendja kërkon absoluten,
Brenda ndryshueshmërisë nis grindja!
.
Hiçi është më i madh se shpirti,
Por shpirti krijohet të pushoj në hiç,
Per shpirtin mendova brenda nje nate,
E quajta nje te vertete pa fakte!
.
Mendja kërkon ku ndodhet shpirti,
Qe te jete e qete gjithmone,
Kuptohet se mendja nuk e kërkon!
Asnjhere ate qe nuk ekziston!
.
Nuk jam shkenctare e as teologe,
Por dihet, shpirti eshte misteri i kesaj bote,
Duhet ta ndjesh shpirtin kur ka dhembje
Keshtu do të jetosh me plot bindje !
.
Jam e moshuar nuk e di sa do te jetoj,
Me poezine, per shpirtin, ju fola aq sa dita,
Por jam e sigurt se dy jete nuk do te rroj,
Pak e nga pak shpirtin po e fus ne libra!
.
Gj. Dajani…………Lezhe
“”””””””””””””””””””””””””””

TË FALA NGA ZADRIMA
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe libër
.
Vargje të lagura nga shirat e vjeshtës,
Për në vise të largëta, guxoj ti nis,
Me gezon tetori qe eshte muaji i vjershës,
Shiu qe bie rrembyeshem mua me bezdis!
.
Në t’gjitha viset shqiptare urimin e kam cuar,
Është shpirti i pastër, si vesa e prillit,
Me fruta vjeshten Zoti e ka bekuar,
Dhe keto i pjek, vetem rrezja e diellit!
.
Ti je sinonimi i jetes time moj vjeshte,
Nga rruazat diellore je zbukuruar,
E mbushur plot me fruta cdo vreshte,
Me gojen plot, duhesh uruar!
.
Te falat nga Zadrima ju coj te gjitheve me shpirt,
Nuk me pengon largesia as shirat,
Nga zemra ime dua te buroje vec drite,
Keshtu e shijoj jeten, me gjitha te mirat!
.
Marre nga libri i 10-te, me te njejtin titull.
Gj. Dajani …………. Zadrime!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.