Kemi dëgjuar të thuhet se filanin,
E kam mik të mirë të bukës,
Këndojnë rapsodët n’tel të lahutës,
Për tokën, që i dha guximin TEUTES…
.
Nuk flet me vetë ai që flet me sendet,
Ka raste që flasim me plisat e dheut,
Përsëri kujtohemi se ishte toka,
Që i fali forcën dhe urtinë SKËNDERBEUT!
.
Poezia e bukur, për motër e ka rimën,
I përkëdhelim Tokës, ballin dhe shpinën,
Asnjëherë nuk kemi harruar se toka,
Ka mbajtur burra si HASAN PRISHTINËN!
.
Drurin e ushqen toka, dhe ai ndez zjarrin,
Nga gjiri i saj, Toka nxori, ADEM JASHARIN,
Tokës tone mëmë, nuk ja hamë hakun,
E mbajti mbi supe BAJRAM CURRIN, Plakun!
.
Kjo tokë e bekuar që mbanë këta heroj,
I lindi, i rriti dhe luftuan për Bashkimin,
Me këto heroj është luftetari i UCK,
Djali nga Vushtria, ISMET HOXHA, trimi!
.
E mbylla poezinë me strofën e gjashtë,
Të gjithë tradhtarët e Kombit duhet që ta dinë,
Nderin dhe lavdinë i mbanë kjo tokë e lashtë,
Groposet me turp kush ushqen TRADHËTINË!
.
Gj. Dajani……. Lezhe
Loto para meje dhe vuaj për mua,
Përkulu në gjunjë, më thuaj të dua,
“Priti” damarët, bjeri murit me kokë,
Betohu se jam më i bukuri në botë!
.
Që të bindem që më ke vërtetë xhan,
Në mes të dimrit duhet të dalish me fustan,
Për ditelindje dua një dhuratë të thjeshtë,
Më blej një helikopter e jo mercedes!
.
Për dëshiren time të shkosh në hënë,
Jo me aeroplan por, të ecësh në këmbë,
Kur të kthehesh të shkruash në qiell,
Ti për mua je shpirti dhe i vetmi diell!
.
Nëse më don zëmra jote me t’vërtetë,
Pa anije duhet të lundrosh në det,
Dhe si e dashuruar në rrugë bertit,
Vetëm ty të dua o shpirt, o diell, o dritë!
.
Gj. Dajani…… Lezhe
KËNDEZI dhe QENI
(Fabul)
.
Qeni quhet kafshë shtëpiake,
Që ka ndërruar profesionin,
Nuk bën’ roje e as nuk leh,
Jeton n’shtëpi bashkë me padronin.
Dhe këndezi është shpend shtëpiak,
Brënda n’shtëpi ai nuk jeton,
Nuk ndërron profesion aspak,
Por nis këngën, heret këndon!
-Qeni t’ shtunën i thot këndezit:
“Lëre këngën ti këtë ditë,
Sepse neser është e dielë
Mos na zgjo pa zbardhur dritë”
Qeni, gjelit i kërcnohet,
I jep “urdhër” t’mos këndoj,
Tek pronari ai strehohet,
Gjeli mbet me “gisht” në gojë!
Por kokoshi i “flet” shumë qartë,
Qenit plak, që rrin tek shtëpia,
Unë s’këndoj për familjarët,
Këndoj, të zgjoj pulat e mia!
Dhe kështu mbaroj debati,
Gjithsecili n’punë të vet,
Pra asnjëri më se zgjati,
S’po luftonin për pushtet.