18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Gjyste Dajani

E DUA GJUHËN SHQIPE
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëGjyste Dajani, tekst
.
Shumë larg është Amerika,
Një udhëtim përmbi re,
Në këtë rrugë me gëzim u nisem,
Që fëmijët t’takonim ne!
N’aeroport me qindra njerëz,
Flisnin gjuhet e t’gjithë botës,
Me vemendje i dëgjoja,
Por…..më pëlqen gjuha Nënlokes!
Është e bukur, flitet rrjedhshëm,
Të kënaq kur e dëgjon,
Gjuha Shqipe është e ëmbël,
Thellë në shpirt të lumturon!
T’flasim Shqip kudo që shkojmë,
Kjo është gjuha më e mirë,
Na, trashëguan t’parët tonë,
Jo me forcë por si traditë!
T’flasim Shqip kudo që jemi,
Se këtë gjuhë kemi traditë,
Në të gjithë skajet e botës,
Shqipja ka t’gjithë bukuritë!
.
Gj. Dajani…….Lezhë….23/7/2016
“”””””””””””””””””””””””””””
MUZA IME
.
Mua muzën ma dha nëna,
Si gen gatuar në zemer e gjak,
Dritën e mora nga yjet dhe hëna,
Ma ushqeu nëna qysh në bark.
.
Rimën i madhi Gjergj Fishta ma dhuroi,
Dhe imazhin nëpër ngjyra, e mora,
Kur shkruante sarkazma pa frike e pa droje,
Pushtetarët kritikonte si hora!
.
Pikturuar nga natyra Zadrimore,
Kështu nisi udha ime poetike ,
Drejt artit magjik, të ndjerë,
Por shume e kthjellet në mendime!
.
E çartur, e përzier, e rrëmuejshme vjen muza,
Por asnjëherë nuk vjen, e mjerë,
Muzen shpesh e marr nga populli,
Dhe popullit, lexues, ja lë në “derë”…!
.
Gj. Dajani……… Zadrimë
“”””””””””””””””””””””””””
DIALOG ME MBESEN
.
-Rritu zemër sa më shpejt,
Mbesa ime shume të dua,
Pleqeria e pabese,
Vjen ngadale tu mu afrua.
.
Rritu pra moj zemra ime,
Meso Shqip te flasesh bukur,
Kur Bab’ Gjyshit ti sherbesh,
Fol me te, shpejt si nje flutur.
.
E shkath’t je dhe shume e zgjuar,
Kur ne shqip komunikon,
Ju rrit vleren prindeve tuaj,
Zemrat tona na i gezon.
.
-Rrini t’qete gjyshrit e mi,
Une akoma jam e vogel,
Gjere tani dy gjuhe i di,
Me këto, shetis krejt boten.
.
-Kam nevoje t’me sherbesh mua,
Kemba e dora m’len cdo dite,
Mbesa ime shume te dua,
Du’ prej teje…. t’flasish Shqip!
.
-Me shoke e shoqe jam gjithe diten,
Une Anglisht do te mesoj,
Pa gjuhen shqipe kuuurr nuk rritem,
Me ju shqip komunikoj.
.
Marre nga libri i 8-te me titul
“Udhetimi Vazhdon”
.
Gj. Dajani………..Zadrimë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.